1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ligji i antidiskriminimit: burokraci apo domosdoshmeri?

Dafne Antahopulos/A.Shuka21 Mars 2005

21. Marsi është shpallur nga OKB-ja "Dita e luftës kundër racizmit". Një mjet efektiv për të mbrojtur viktimat e racizmit është ligji. Aktualisht Gjermania është duke debatuar për një ligji të ri të kundër diskiminimit, mes të tjerash edhe atij racor. Një ligj, që do të harmonizojë juridiksionin gjerman me direktivat përkatëse të Bashkimit Evropian. Kritikuesit kryesorë të tij thonë se ai veçse shton Burokraci dhe nuk zgjidh asgjë. Po ç'mendojnë vetë të prekurit? Dafne Antahopulos bëri një vizitë në Universitetin e Këlnit:

https://p.dw.com/p/Ar4K
Ku i kane gjetur shqiptaret e Kosoves autoradiot? Poster e nje fushate kunder racizmit ne Zvicer (tetor 2003)
Ku i kane gjetur shqiptaret e Kosoves autoradiot? Poster e nje fushate kunder racizmit ne Zvicer (tetor 2003)

Janë pushimet e semestrit dhe shumë studentë gjermanë mungojnë. Në kafenenë e parlamentit të studentëve, ASTA, sheh disa studentë të huaj. Mbi 6 mijë prej gjithsej 50 mijë studentë në Këln, vijnë nga një shtet tjetër. Në përgjithësi atmosfera këtu është mjaft e hapur. Por ndonjëri prej të pranishmëve ka ndjerë edhe se ç'do të thotë diskriminim. Shinga ka ardhur në vitin 1991 nga shteti afrikan i Ruandës. Gjysmën e jetës e ka kaluar tashmë në Gjermani. Aktualisht është duke studjuar shkencat juridike dhe herë pas here punon si banakier në kafenenë e AStës. Jo, thotë ai, në Universitet nuk ka përjetuar ndonjëherë diskriminim për shkak të ngjyrës së lëkurës. Por kur ka qenë në kërkim të banesës.

"Njëherë më kanë përplasur derën në fytyrë. Ishte shumë e qartë, kur flet në telefon gjithçka dëgjohet në rregull. Pastaj kur takohesh direkt ose të lënë në baltë ose fillojnë e bëjnë pyetje të kota, që duket që janë sa për të larë gojën. Unë pastaj në këto raste ngrihem dhe largohem."

Pikërisht në një rast të tillë, duhet të ndërhyjë ligji kundër diskriminimit. Prandaj edhe duhet të zbatohet sa më shpejt, është i mendimit Baran Kizil. Ai është kurd dhe ka lindur në Gjermani, studjon gjithashtu juridik dhe punon në seksionin e të huajve në ASTa. Pesë studentë në një dhomë afro 20 metra katrorësh, merren me ankesat për shkaqe diskriminuese. Ata thonë se shumë nga rastet që lajmërohen aty, nuk janë të qarta nga ana juridike. As ligji kundër diskriminimit në shumë raste nuk hyn në punë. Mahabo nga Usbekistan përshkruan një skenë nga konvikti studentor, me një kuzhinë të përbashkët ku banojnë gjermanë dhe vietnamezë.

"Njëherë dy studentë ishin të sëmurë me një virus. Të nesërmen në kuzhinë po pastrohej me shumë vrull dhe zhurmë. Dhe përsërisnin vazhdimisht që vietnamezët kanë sjell pisllikun, e prandaj ata janë sëmurë."

Zhoze nga Angola tërheq vemendjen se jo çdo rast mund të konsiderohet si diskriminim:

"Për shembull, kur pyes për orën dhe tjetri më përgjigjet. S'kam kohë. Nuk mund ta quaj si diskriminim, por ai nuk ka kohë me të vërtetë. Kemi pasur edhe raste të tilla, kur njerzit vijnë e thonë ai më ka diskriminuar."

Referati për çështje ndërkombëtare në Universitetin e Këlnit planifikon të ngrerë një këshillimore, ku do të mblidhen ankesat e studentëve, të cilat pastaj do të evaluohen, dhe në raste speciale do të paraqiten për mbrojtje juridike.

Si mendoni ju:

A mund te luftohet diskriminimi me ligj?

Deutsche Welle
Albanische Redaktion
53110 Bonn
Gjermani
Faks: 0049/228/429-4690
ose email: shqip@dw-world.de