1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ligji i transmetimeve digjitale duhet miratuar me konsensus

Ani Ruci15 Maj 2007

Bashkimi Europian dhe Këshili i Europës i kanë dërguar Parlamentit të Shqipërisë ekspertizën e tyre ligjore për hartimin e ligjit të transmetimeve digjitale

https://p.dw.com/p/ArVf
Televizioni në Shqipëri
Televizioni në ShqipëriFotografi: DW / Aida Cama

Sugjerimet e Bashkimi Europian dhe Këshillit të Europës janë mirëpritur nga maxhoranca dhe opozita ndërkohë që miratimi i ligjit me konsensus mbetet një nga
kërkesat kryesore të Brukselit dhe Strazburgut.

Ligji u kthye për rishqyrtim në komisionin parlamentar të mediave pas rrëzimit të tij në Parlament. Ndërhyrja e BE dhe KE arriti të shmangë përsëritjen e miratimit të tij me forcën e kartonave të maxhorancës dhe bojkotin e opozitës.