1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lindja e Mesme

4 Mars 2008

Nga komentet e shtypit të sotëm veçojmë zhvillimet në Lindjen e Mesme

https://p.dw.com/p/DHav
Fotografi: dpa

"Berliner Zeitung" shkruan: "Qeveria e Izraelit sheh vetëm një rrugëdalje: ta vazhdojë deri në asgjësim luftën kundër Hamasit. Kjo aq më tepër, pasi Olmerti nuk mund t´i realizojë në politikën e tij të brendëshme kontaktet me Hamasin. Por rjedha e deritanishme e luftimeve dhe përvoja nga lufta e Libanit në vitin 2006 tregojnë, se Olmerti ndoshta nuk do t´ia arrijë qëllimit. Ai ndonëse mundi ta dobësojë Hisbollahun, nuk arriti ta asgjësojë udhëheqjen e tij. Tek e fundit ai u dorëzua, sepse u rrit mjaft presioni ndërkombëtar dhe se populli i tij nuk mund t´i toleronte më viktimat nga radhët e veta. Izraelitët s´kanë frikë prej asgjëje tjetër më shumë se sa nga kthimi i pushtimeve në Rripin e Gazës, gjë që lidhet me gjakderdhje."


Ja se si komenton "Die Tagespost" qe botohet në Vyrcburg: "Respekt absolut për jetët njerëzore, madje edhe të armiqve. E ç´mund të kërkojë tjetër Ati i Shenjtë? Çdo granatë, çdo e shtënë i zbeh edhe më shumë shpresat, që brezi i ri i të dy popujve do të bashkëtojetojë ndonjëherë në paqe. Gjithnjë e më shumë vendi i shenjtë po zhytet në dëshpërim. Pashkët po afrojnë, por ku janë kristianët, për ta festuar këtë fetsë? Shqetësimi më i madh i kishës është, që prania e krishtere në vendin e shenjtë, ashtu si edhe në Irak vazhdon të jetë thuajse zero. E si rjedhojë fjalën e kanë vetëm ata, që nuk e njohin imperativin e dashurisë për tjetrin dhe për armikun. Pasoja e kësaj është urrejtja ndaj shtypësve dhe imperativi i përballjes sy ndër sy e dhëmbë për dhëmbë."