1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Luftime të reja mes grupeve rivale palestineze në Rripin e Gazës

11 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Aqkp

Qyteti i Gazës: Përkundër marrëveshjes së armëpushimit grupet rivale palestineze zhvilluan sërish luftime në Rripin e Gazës. Sipas të dhënave spitalore të paktën katër njerëz u vranë dhe më tepër se 50 të tjerë u plagosën. Qendër e luftimeve në mes të ithtarëve të Hamasit radikal islamik të kryeministrit Ismail Hanija dhe atyre të presidentit Mahmud Abaz ishte qyteti Rafah në jug të Rripit të Gazës. Qindra luftëtarë për orë të tëra kanë zhvilluar luftime të cilat më vonë janë përhapur edhe në pjesë të tjera të Gazës.