1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Luftimi i terrorizmit dhe emigrimi

Bernd Riegert2 Dhjetor 2005

Ministrat e brendshëm të BE-së ranë dakord në Bruskel, që Evropa të harmonizojë procedurat e azilimit

https://p.dw.com/p/ArCe
Ministri i brendshem gjerman Wolfgang Schäuble
Ministri i brendshem gjerman Wolfgang SchäubleFotografi: AP

Ministrat e brendshem të BE-së ranë dakord të enjten në Bruksel për rregulloren e azilimit, pasi në të gjitha shtetet e BE-së duhet të ekzistojnë të njëjtat standarte minimale, pra Evropa duhet të harmonizojë procedurat e azilimit. Komisari i BE-së për politikën e brendshme dhe drejtësinë, Franco Frattini foli për vendosjen e një guri themeli në koordinimin e ketij problemi.
Për luftimin e migracionit ilegal në Evropë, ministrat e brendshëm të BE-së mendojnë të krijojnë një polici evropiane për mbrojtjen e brigjeve të Mesdheut. Më vonë BE mund të patrullojë së bashku me vendet tranzite për refugjatët nga Afrika si Maroku, Tunizia, Algjeria apo Libia, propozon komisari i drejtësisë së BE-së Franco Frattini. Frattini mendon se BE do ta rregullojë në mënyrë unike edhe emigrimin legal në shtetet anëtare dhe të do të vendosë kuotat e pranimit. Vetem me rregulla të qarta për qëndrimin, azilin dhe emigrimin mund të pengohen kontrabandistet e njerëzve dhe rrjetet e tyre. Fratini: "Në të kaluarën shtetet anëtare nuk ishin të gatshme, që t´u jepnin kompetenca institucioneve evropiane. Tani ata kerkojnë më shumë Evropë dhe me shumë koordinim."
Ministri i brendshem gjerman Wolfgang Schäuble nuk ka të njëjtin mendim si Franco Frattini. Se kush do të vijë në Gjermani, nuk do ta vendosë BE, bëri të qartë Schäuble në konferencen e ministrave të brendshëm të BE-së:
"Sot kam thënë, se parimisht jam i mendimit, se cështja e migracionit legal nuk është kompetencë evropiane. Kjo cështje është e pandarë nga tregu kombëtar i punës dhe duhet të mbetet kompetencë nacionale."
Wolfgang Schäuble dëshëron që BE të përqëndrohet tek luftimi i emigrimit ilegal. Nuk është e pranueshme, që njerëzit duke u përpjekur të arrijnë Evropën, të vdesin në detin Mesdhe. Kontrollet e kufirit në vetvete nuk duhen paraqitur si negative, apo jonjerëzore. Në një periudhë afatgjatë në vendet e origjinës duhet të evitohet shkaku i migracionit. Njerëzit atje kanë nevojë për pespektiva ekonomike në vendin e tyre:

"Përveç kontrollit efikas të kufirit ata duhet të luftojnë edhe shkaqet, ata duhet të bashkëpunojnë me shtetet fqinje. Këto janë të tre elementet dhe këtu bën pjesë edhe një fare solidariteti në shperndarjen e peshes."

Pas 14 vjetesh ministri i brendshëm Schäuble është kthyer në ndertesen e këshillit të BE-së. Ai ka qenë në fillim të viteve 90 ministër i brendshëm nën Helmut Kohlin dhe për këtë arsye ka qenë shpesh në Bruksel. Schäuble tha se krahasuar me atëherë puna është e organizuar më mirë dhe më eficente edhe pse tani në tryezë ndodhen 25 ministra.
"Më ruani nga supozimi, që pas disa ditësh dhe tri oresh në Bruksel të mund të vleresoj gjithcka ashtu siç duhet. Unë jam aleman, nga Gjermania e jugut. Dhe alemanet e kanë të veten, që njëherë të shohin e të degjojnë, përpara se të dinë më mirë se të tjerët. Në fund gjithnjë mendojnë se dinë më mirë se të tjerët. Vetëm se zgjat pak më shumë."
Ministrat e brendshëm të BE-së aprovuan edhe një raport për luftimin e terrorizmit në BE. Në 18 muajt e fundit bashkëpunimi i shteteve anëtare është përmirësuar shumë. Prokuroria shteterore evropiane Eurojust në Hage duhet zgjeruar më tej. Aktivitetet e rrjeteve islamike në Evropë, që synojnë të rekrutojnë të rinj për sulme terroriste, duhen ndaluar më shumë. Përveç kesaj është e nevojshme që të përmirësohet integrimi i të huajve të rinj në shoqëritë evropiane, me qëllim që t´i hiqen nga duart organizatave radikale.