1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lumi Drino i kërcënuar prej mbeturinave dhe kimikateve

Odise Kote / Gjirokastër19 Janar 2008

Lumi Drino në Jug të Shqipërisë është mjaft i ndotur nga ndërhyrjet, hedhja e mbeturinave e produkteve e kimikateve të industrive të lehta. Si rjedhojë janë dëmtuar rëndë flora e fauna dhe biodiversiteti.

https://p.dw.com/p/Cuny

Lumi Drino në Jug të Shqipërisë buron nga Greqia e rjedh deri afërgrykëderdhjes së Vjosës në detin Adriatik. Për biologun, prof.doktor Lavdim Hasani, janë shkaktuar dëmet të mëdha në lumin Drino për shkak të hedhjës së mbeturinave dhe e mjaft kimikateve të industrisë së lehtë e ushqimore. Drejtori rajonal i Bujqësisë e ushqimit në Gjirokastër Bekim Sinani pohon se erozioni, ndërhyrjet pa kriter në shtretërit e lumenjve, marrja e inerteve e hedhja e mbeturinave kanë krijuar një situatë problematike edhe për florën e faunën, duke ndryshuar deri biodiversitetin e rajonit. Ndërsa prefektit Spiro Ksera, tërheq vëmendjen, se dëmet janë serioze dhe se krahas pasojave për mjedisin edhe ekonomia e rajonit jugor do të pësojë humbje të konsiderueshme.


Por ndonëse është kryer një studim për rehabilitimin e lumit Drino, si dhe për ndërtimin e infrastrukturës për grumbullimin e përpunimin e mbeturinave, mungesa e gjetjes së donatorëve mbetet problemi kryesor. Në Shqipëri duket se ende problemet ambjentale janë tënjë rëndësie periferike për vendimmarrjet shtetërore, pasi investimet në këtë lëmi nuk kanë peshën dhe rëndësinë e duhur për të përballuar situatat dhe për të zgjidhur këto probleme.