1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Më 11 nëntor bota kremton fundin e Luftës së Parë Botërore 100 vjet më parë

8 Nëntor 2018

Më 11 nëntor 1918 u nënshkrua marrëveshja e paqes që beri të heshtin armët e Luftës së Parë Botërore.

https://p.dw.com/p/37u2X

Luftës e Parë Botërore konsiderohet si katastrofa e parë e madhe e shekullit të 20-të. Një mizori e paparë - Sidomos në veri të Francës dhe Flandrën belge trupat gjermane dhe ato aleate zhvilluan një betejë të pamëshirshme llogoresh. Bilanci i tmerrit: më shumë se 9 milionë ushtarë humbën jetën, miliona tonë municion u hodhën - për herë të parë në histori u vunë në përdorim armë të shfarosjes në masë si gazi helmues - zjarri i kësaj lufte ndryshoi Europën.