1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dita ndërkombëtare e mëngjarashëve

Fabian Schmidt13 Gusht 2016

13 gushti është Dita ndërkombëtare e mëngjarashëve. Kush është i tillë nuk e ka të lehtë - por ka edhe të mira po te jesh mëngjarash.

https://p.dw.com/p/1Jhhd
Fotografi: Fotolia/Photo_Ma

Kush është mëngjarash nuk e ka të lehtë. Blloqet me spirale teli u vrasin dorën kur shkruajne, dhe në makinë marshi apo pajisjet e tjera jane në anën e gabuar. - të paktën në vendet me qarkullim djathtas dhe jo si p.sh. në Angli majtas. Po ashtu për mëngjarashët është thuajse e pamundur të përdorin gërshërat e zakonshme, sepse nuk ushtrojnë dot presion mbi tehet e tyre.

Por ka edhe plot të mira po te jesh mëngjarash:

1. Jetëgjatësia

Në vitet 80të - 90të ekzistonte miti se mëngjarashët vdesin më herët. Kjo bazohet në një përllogaritje të gabuar të studiuesve në Kaliforni, sipas së cilës mengjarashët vdesin rreth 10 vjet më herët se ata që shkruajnë me dorën e djathtë. Por sipas prof. Chris McManus nga University College London studiuesit kishin harruar një element të rëndësishëm, që dikur numri i mëngjarashëve ishte më i ulët se sot, sepse dikur ata i detyronin të mësonin të shkruanin me dorën e djathtë.

Sot kjo nuk ndodh, prandaj ka më tepër mëngjarashë dhe natyrisht që kjo ndikon edhe në statistikën e moshës.

2. Shumë personalitete janë mëngjarashë

Presidenti i SHBA-së Barack Obama është mëngjarash. Ndër personalitetet e tjerë mëngjarashë mund të përmenden: Albert Einstein, Bill Gates apo moderatorja amerikane Oprah Winfrey.

Barack Obama
Barack ObamaFotografi: AP

3. Mëngjarashët kanë gjymtyrë më të mira

Sipas një studimi të revistës shkencore "Laterality: Asymetries of Body, Brain and Cognition" të vitit 2005, mëngjarashët vuajnë më pak nga artriti.

Studiuesit analizuan 1.247.344 dhe konstatuan se mëngjarashët kanë më pak infektime të gjymtyrëve dhe të konckave, që shkaktojnë artrit.

4. Armë sekrete në sport

Një mëngjarash që është një pitcher i mirë në bejsboll mund të bëhet arma sekrete e ekipit. Sepse një batter apo hitter që përdor gjithashtu dorën e majtë e ka të vështirë ta kapë goditjen e një pitcher-i mëngjarash. Kjo ka të bëjë me këndin e gjuajtjes.