1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet në Francë

18 Qershor 2017

Në Francë u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare. Balotazhi konsiderohej vendimtar për kahjen e këtij vendi.

https://p.dw.com/p/2et4w
Frankreich Wahlen Stimmabgabe Macron
Fotografi: Reuters/C.Archambault

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Francë ka zgjuar pak vëmendje gjatë ditës së djeshme. Shumë francezë kanë vendosur që ditën ta kalojnë në shtëpitë e tyre apo në shetitje me familjet, ndonëse balotazhi i zgjedhjeve parlamentare në Francë konsiderohej si vendimtar për orientimin e këtij vendi. Ndaj nuk ishte ndonjë befasi që në fund pjesëmarrja ishte më e ultë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në Francë, kumtoi ministria e Brendshme.

Presidenti Emmanuel Macron ka fituar shumiën në parlament dhe tani i ka duart e lira t'i realizojë reformat e paralajmëruara para zgjedhjeve. Qeveria e tij synon që këtë muaj të nisë procedurën e miratimit të ligjeve për të drejtën e punës. Presidenti Macron ka votuar paradite në Le Touquet.