1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Makinat e të pasurve hanë ushqimin e të varfërve

Pascal Lechler (SWR) 13 Mars 2008

E drejta për ushqim është e drejtë njeriu. Prandaj Jean Ziegler, reporteri i posaçëm i OKB-së në Këshillin e të drejtave të njeriut në Gjenevë ka ngritur akuzat kundër mbjelljes së drithrave për prodhimin e bietanolit

https://p.dw.com/p/DO1A
Pistoletë për Bio-Ethanol
Pistoletë për Bio-EthanolFotografi: AP

Kudo në botë janë duke u mbjellë drithra në sipërfaqe të mëdha bujqësore në mënyrë që makinat në vendet e industrializuara të kenë më çfarë të ushqehen. Në formën e bioetanolit drithrat nuk përfundojnë në barkun e të varfërve, por në rezervuarët e karburanteve të vendeve të pasura. Reporteti i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për të drejtën e ushqimit Jean Ziegler, dhe programi botëror i ushqimit kanë lëshuar sirenat e alarmit.

Karburanti biologjik është tema më e dashur për Jean Ziegler, reportetin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara për të drejtën e ushqimit. Sepse kërkesat e mëdha për kallamin e sheqerit, misrin ose thekrën, me të cilat prodhohen karburante ekologjike kanë shkaktuar rritjen e çmimit të ushqimeve. Një ton drithra kushton sot dyfishin e çmimit të një viti më parë. Që tani pasojat shihen, rreth 100 mijë vetë vuajnë nga uria ose mungesa e mjaftueshme e ushqimit. Ziegler druhet se zgjerimi i prodhimit të karburanteve biologjike dhe bashkë me të rritja e çmimit të ushqimeve do të shpien në katastrofa urie.

"Të lësh njerëzit e uritur të paguajnë për mentalitetin e luksit të sektorit të transportit të veriut të pasur, ky është krim kundër njerëzimit."

Eshtë kjo vrarje ndërgjegjeje për të varfërit e kësaj bote?

"Dëshira për mobilitet në vendet e pasura të veriut bazohet në një mentalitet absurd luksurioz," thotë eskperti i Kombeve të Bashkuara. Për të prodhuar 50 litra karburant biologjik duhen përpunuar 350 kilogram misër. Me të njëjtën sasi drithi mund të ushqehet një fëmijë gjatë një viti të tërë. Kërkesa në rritje për karburante biologjike do ta rrisë edhe më tepër çmimin e ushqimeve. Vetëm brenda Bashkimit Evropian kërkohet të arrihet rritja me 10 për qind e prodhimit biologjik të karburanteve. Kërkesa e Zieglerit është qartë.

"Në raportin tim unë i kërkoj Këshillit të të drejtave të njeriut që të dekretojë një moratorium, që do të thotë që brenda pesë vitësh të arrihet ndërprerja e prodhimmit të bietanolit me ushqime, sepse për pesë vjet shkenca do të arrinte deri aty sa të prodhonte bietanol me plehra bujqësore."

Idhtarët e karburanteve biologjike e kundërshtojnë Zieglerin, duke i thënë se prodhimi masiv i tyre mund të sjellë shance për bujqit e vegjël në vendet e ashtuquajtura të botës së tretë. Në fund të fundit edhe ata do të përfitonin nga shitja e lëndëve të para me të cilat prodhohet karburanti biologjik, çmimi i të cilave është në rritje.

"Eshtë e vërtetë se fshatarët afrikanë mund të fitojnë ca para, ca valuta nga eksportimi i bioetanolit. Por, nga ana tjetër atij do t`i duhet të blejë me çmime të larta, me çmimet e tregut botëror ushqimin për veten, pra ai del me humbje."

Llogari që mund t`i bëjë edhe një fëmijë. Por llogari më të vështira duhet të bëjë programi i ushqimit të Kombeve të Bashkuara. Vuajtja e 70 milionë të uriturve duhet zbutur. Duke patur parasysh rritjen e madhe të çmimit të ushqimeve në muajt e fundit, gjithë llogaritë e bëra paraprakisht për vitin 2008 duhen ribërë sërish. Mjetet financiare po mbarojnë, thotë Christiane Berthiaume e Programit botëror të ushqimit në Gjenevë.

"Ne i bëmë llogaritë edhe një herë nga e para. Dhe pamë se na duhet gjysmë miliardë dollarë për të ndihmuar 73 milionë të urriturit. Dhe llogaritë janë bërë më shumë kursime."

Programi botëror i ushqimit paralajmëron se tendenca është që vendet e varfëra prodhojnë më mirë drithra për rezervuarët e makinave evropiane se sa për barkun e uritur të qytetarëve të tyre.