1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedonia mund të marrë deri në qershor datën e fillimit të negociatave të antarësimit në BE

20 Prill 2010

Ministri i Jashtëm spanjoll Miguel Angel Moratinos, po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni. Ai ka biseduar për mundësinë që Maqedonia të marrë deri në qershor datën për fillimin e negociatave për anëtarsim në BE.

https://p.dw.com/p/N1Oi
Ministri i Jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moratinos në Shkup.
Ministri i Jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moratinos në Shkup.Fotografi: DW

Maqedonia ka gjasa të marrë datën për fillimin e negociatave për antarësim në Bashkimin Evropian, gjatë kohës së presidencës spanjolle me BE-në. Kështu është shprehur sot në Shkup ministri i Jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moratinos. Gjithnjë sipas tij, Spanja do të investojë tërë energjinë që deri në fund të qershorit, të mund të përcaktohet një datë për fillimin e bisedimeve që Maqedonia të hyjë në familjen evropiane 27 antarëshe.

"Si vend kryesues me Bashkimit Evroian, do të mund të paralajmëroj një datë për fillimin e bisedimeve për antarësim. Në këtë drejtim po angazhohemi dhe jemi të bindur se kjo do të ndodhë gjatë kryesimit të BE-së nga Spanja," ka deklaruar Miguel Angel Moratinos.

Ai nuk ka dhënë ndonjë sqarim konkret për të argumentuar optimizmin që ka sjellë në Shkup. Ai gjithashtu nuk sqaroi nëse është arritur ndonjë kompromis me Athinën për çështjen në fjalë, kur dihet fakti se Greqia e di se Maqedonia nuk do t'i nisë këto bisedime nëse nuk gjendet ndonjë kompromis për çështjen e emrit. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshovski është shprehur se Shkupi është i gatshëm për t'i filluar negociatat dhe ka ripërsëritur qëndrimin, se në Maqedoni ekziston vullneti i madh politik që negociatat me Greqinë lidhur me kontekstin rreth emrit, të intensifikohen. “Është në interes të Maqedonisë dhe Greqisë, por edhe të Bashkimit Evropian, që Maqedonia të fillojë sa më shpejt negociatat për antarësim," ka deklaruar Milloshovski.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Aida Cama