1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maradona nuk do të jetë më trajner i Kombëtares argjentinase

28 Korrik 2010

Skualifikimi i ekipit argjentinas në çerekfinale dha shtysën kryesore për shkëputjen nga trajneri

https://p.dw.com/p/OWrR
Trajneri i Kombëtares argjentinase, Diego Maradona
Trajneri i Kombëtares argjentinase, Diego MaradonaFotografi: AP

Legjenda e futbollit Diego Maradona i jep fund veprimtarisë së tij si trajner i kombëtares argjentinase. Kontrata me 49 vjeçarin nuk do të vazhdohet, njoftoi Lidhja Kombëtare e Futbollit në Buenos Aires.

Tifozët e Maradonës protestojnë që atij nuk iu zgjat kontrata
Tifozët e Maradonës protestojnë që atij nuk iu zgjat kontrataFotografi: AP

Argjentina u diskualifikua gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit në Afrikën e Jugut në çerekfinale pas një humbje të thellë 0 me 4 kundër Gjermanisë.

Autor: dpa/Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi