1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Marrëveshje për armëpushim në Bagdat - Al Sadri paralajmëron përfundimin e luftimeve në Sadr City

Leidholdt, Ulrich / Amman (WDR)12 Maj 2008

Në gjashtë javët e kaluara si pasojë e luftimeve në lagjen Sadr City në Bagdat kanë vdekur të paktën 1000 njerëz. Tani milicët e liderit shiit Muktada El Sradr paralajmëruanm se do t'i japin fund luftimeve

https://p.dw.com/p/DyLE
Pamje pas luftimeve në Sadr City
Pamje pas luftimeve në Sadr CityFotografi: AP

Luftimet do të ndërpriten, nuk do të barten më armë dhe rrugët e 'Sadr City' do të hapen sërish. Fjalë befasuese nga lideri shiit, prijësi i milicëve Muktada Al Sadr. Luftëtarët e tij kanë zhvilluar luftime të hidhura me ushtarët e qeverisë irakiane dhe të ushtrisë amerikane. Si pasojë, milicëve shiit u janë shkaktuar humbje të mëdha. Sadr City është një lagje shumë e pazhvilluar në Bagdat ku mendohet se jetojnë rreth dy milionë njerëz. Ka gjashtë javë që trupat zyrtare përmes bombardimeve të vazhdueshme provojnë që të gjunjëzojnë kryengritësit. Deri tani si pasojë jetën kanë humbur të paktën 1000 njerëz. Dhe ata që bartin pasojat janë kryesisht civiëlt. Ata nuk mund të largohen nga kjo pjesë e qytetit pasi që ushtria ka ngritur mure të larta përreth lagjes së tyre. Organizatat humanitare ankohen se nuk lejohet të futen brenda ushqimi, medikamentet dhe uji, gjëra të cilat nevojiten uregjentisht.


Përfaqësues të Al Sadrit sqaruan se armëpushim së shpejti do të hyj në fuqi. Qeveria irakiane konfirmoi marrëveshjen. Megjithatë një zëdhënës bëri me dije se nuk do të vie deri tek shpërbërja e ushtrisë-Mehdi të Al Sadrit. Kryeministri irakian Nuri Al-Maliki, po ashtu shiit, planifikon që kjo shpërbërje të ndodh para zgjedhjeve rajonale të tetorit.


Al Sadri sipas deklratave të bashkëpuntorëve t ëtij është siç duket i gatshëm që të pranoj kryerjen e bastisjeve të trupave qeveritare në Sadr City dhe arrestimin e personave të kërkuar në rast se respktohen të drejtat e njeriut. Megjithatë ushtarët e Al Sadrit nuk duan t'i dorëzojnë armët e tyre përderisa nuk do të jenë çarmatosur edhe grupet e tjera shiite dhe sunite të cilat bashkëpunojnë me amerikanët.


Se sa me vlerë do të jenë paralajmërimet e Al Sadrit, është çështje e diskutueshme. Në gushtin e kaluar ai pat obliguar luftëtarët e tij me një armëpushim të cilin e zgjati edhe sivjet. Pastaj ai kërcënoi me luftime të reja për të ndryshuar pak kohë më vonë sërish strategjinë e tij. Këto veprime janë të dyshimta dhe është e mundur që ai të ketë humbur kontrollin mbi njerëzitë e tij. Po ashtu ekziston mundësia që nga ai të jetë shkëputur ndonjë grup i cili dëshiron të vazhdoj betejën pavarësisht deklaratës për armëpushim. Nuk përjashtohet as mundësia që lideri i shiitëve po bën vetëm një tërheqje taktike në mënyrë që përmes armëpushimit t'u siguroj luftëtarëve të tij një pushim të shkurtër.


E mundur është po ashtu që veprimet e tij janë reagim ndaj kritikave në rradhët e veta. Një këshilltar i tij e ka sulmuar të premten e kaluar, gjatë faljes së xhumas, liderin shpirtëror të shiitëve. 50 ditë rresht që po bombardohet Sadr City po vriten pleq, gra dhë fëmijë. Megjithatë Ajatollahi i madh hesht. Kështu njeriu mund të vij në përfundim se ai po e pranon masakrën në lagjen e Bagdatit.