1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Muno Martin, me xhaketë të zezë dhe këmishë të bardhë.
Martin Muno

Martin Muno

Transformimi dixhital, populizmi dhe radikalizmi, demokracia

Si bëhen idetë realitet shoqëror? Dhe si mund ta dallojmë realitetin nga mashtrimi në epokën dixhitale? Këto janë pyetje që i interesojnë Martin Munos.

Se sa e ashpër mund të jetë kritika e një shitëseje në tregun e perimeve, Martin Muno e mësoi këtë shumë herët, që kur punonte si reporter terreni në një gazetë lokale në Mainz, ku edhe studionte politologji. Atij ende intereson efekti që kanë fjalët dhe idetë në politikë dhe shoqëri, kryesisht sepse interneti i ka ndryshuar rrënjësisht ato. Karriera e Martin Muno-s kalon nga gazeta e përditshme Frankfurter Allgemeine Zeitung në kanalin e dytë teleziv gjerman, ZDF, e më pas në Redaksinë e Lajmeve të DW, të cilën e drejtoi për disa vite.

Sot ai punon në ekipin e Audience Development, pikërisht aty ku takohet bota digjitale e audiencës me punën gazetareske të një kompanie mediatike globale. Edhe sot ndodh të mahnitet, por tani reagimet i vijnë më përpara nga Manila sesa nga shitësja e tregut lokal.