1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbi procedurën e dhënies së vizave. Edhe partia e të gjelbërve në Gjermani ka aferën e saj

Jens Thurau12 Shkurt 2005

Motoja e të gjelbërve: Një vend i hapur ndjek një procedurë liberale me të huajt, - pa përmendur këtu ata që jetojnë në vend. Ambasadat kanë ndjekur një praktikë mjaft dorëlëshuar në dhënien e vizave. Ky liberalizëm u keqpërdor. Në Gjermani tanimë çështja është kthyer në një aferë vizash, e cila hedh hije mbi ambasadat gjermane- nën përgjegjësinë e Ministrisë së Jashtme, ku portofolin e kanë të gjelbrit

https://p.dw.com/p/Ar4e


Trafikantë, prostitucion i detyruar bandat morën dorë nga padituria e autoriteteve të ambasadave dhe udhëzimeve që linin shtigje të hapura për keqpqërdorimin e vizave. Por në kohën kur opinioni publik merr dijeni për një çështje të tillë, përgjegjësit flasin për fushata të shëmtuara të kundërshtarëve politikë. Të gjelbrit janë gjashtë vjet e gjysmë në pushtet si parti bashkëqeverisëse dhe ka shumë shenja që ata me qëndrimin e tyre dorëlëshuar u kanë lehtësuar punën bandave kriminale dhe trafikantëve. Opozita e sotme ja doli mbanë të thërrasë një komision hetimor, i cili do të vëzhgojë procedurën e çlirët të dhënies së vizave sidomos në ambasadat në vendet lindore. Kjo procedurë dorëlëshuar në të vërtetë ka reflektuar ideologjinë e të gjelbërve. Vetëm këtu tek ambasadat, partneri më i vogël i koalicionit, mund të dëshmonte idenë e tij të një Gjermanie të hapur ndaj botës. "Në rast dyshimi pro dhënies së vizës"- thuhej në një udhëzim drejtuar ambasadave në vitin 2000. Menjëherë përfaqësitë gjermane jashtë u mbuluan nga garancitë për vizat dhe kriminelët e viktimat e tyre më së shumti vajza të reja, e gjetën shumë kollaj rrugën të vinin në perëndim.

Kështu të gjelbërve ju duhet ndoshta të përballojnë tanimë skandalin e parë të vërtetë prej ardhjes së tyre në pushtet, dhe ky skandal
është mjaft i rëndë sepse:
Së pari: në qendër të aferës mund të qëndrojë vetë Ministri i Jashtëm, Joshka Fisher, sepse ishte insitucioni i tij ai, që është përgjegjës për vizat. Megjithëse tanimë kritikohet sekretari i shtetit, Volmer, opozita nuk do të lëjë gurë pa lëvizur, që nga kjo aferë të bëhet afera Fisher. Arsyeja tjetër është se të gjelbrit nuk janë të përgatitur mirë për afera të tilla. Skandalet ndodhnin gjithmonë diku tjetër dhe të gjelbrit ishin ata që ndriçonin çështjet. Arsyeja e tretë pse ky skandal mund ti godasë rëndë të gjelbrit gjermanë, është se afera e vizave e prek këtë parti pikërisht nga ana ideologjike në një plagë të hapur. Terrori i islamistëve dhe kriminelët e ardhur nga Evropa lindore kanë dëmtuar imazhin e një shoqërie multikulturore. Në vend të bashkëjetesës së shumëllojshme të kulturave dhe feve sot flitet për shoqëri paralele.
Afera e vizave ishte shprehje e ideologjisë së të gjelbërve: ne hapim kufijtë dhe çdo rregullohet. Por nuk ndodhi kështu. Liberalizmi demonstrativ u keqpërdor. Dhe të gjelbrit e kanë mjaft vështirë t'a pohojnë këtë.