1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbi takimin e posaçëm të ministrave të jashtëm të BE me Kofi Annanin

Bernd Riegert25 Gusht 2006

Dy javë pasi Këshilli i Sigurimit të OKB-së aprovoi rezolutën 1701 për armëpushimin në Liban, nuk është ende e qartë, se cila do të jetë përbërja e helmetave të kaltra. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan u bazua fillimisht në premtimin e përafërt të bashkësisë së shteteve për 15 000 ushtarë dhe shpresoi për një stacionim të shpejtë për të siguruar armëpushimin

https://p.dw.com/p/ArKZ
Solana dhe Annan në Bruksel
Solana dhe Annan në BrukselFotografi: AP
Paqja sipas komandatit francez të UNIFIL-it në Liban gjeneralit Alain Pellegrini është "shumë e brishtë". Por shtetet e BE-së, që duhet të përbejnë thelbin e trupës së paqes, nuk bëjnë po bëjnë hapat konkretë. Për ta detyrat dhe të drejtat e helmetave blu nuk kanë qenë të percaktuara qartë sa duhet. Prandaj në Bruksel takohen sot ministrat e jashtëm të BE-së me Kofi Annanin në një takim të posaçëm, për të sqaruar çështjet e diskutueshme. Franca është vendi i parë, që ka dërguar ushtarë shtesë për trupën ekzistuese të OKB-së UNIFIL. 170 trupa pionere mberritën në Liban. Shtetet e tjera kanë deklaruar deri tani se do të dergojnë trupa, pa dhënë shifra konkrete. Pak nga pak UNIFIL-i do të pajiset me një mandat më robust se deri tani, do të arrijë deri në 15 000 ushtarë. Prandaj presidenti i Francës Zhak Shirak e konsideron të padrejtë kritikën ndaj kursit të lëkundur francez. Fillimisht edhe Parisi dha sinjale se është i gatshëm të dergojë 5 000 ushtarë dhe të marrë në dorë drejtimin. Nderkohë Franca deshi të dërgonte vetëm 200 ushtarë në Liban, pa detyrë udhëheqëse. Të enjten në mbrëmje presidenti francez Zhak Shirak deklaroi: "Çështja është më të vertetë urgjente, por është po aq edhe e rëndësishme që të sqarohen kushtet e operacionit. Ishte detyra ime, që të arrijë një sërë garancish." Struktura e komandës do të jetë e thjeshtë, Libani dhe Izraeli kishin garantuar, që trupa do të mund të levizë e lirë. Thuhet se tani ka rregulla të qarta për ndërhyrjen me dhunën e armëve në rast armiqësish. Pikërisht këto rregulla do t´i sqarojë sot pasdite Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan. Ushtarët helmetkaltër duhet t´i ndihmojnë ushtrisë libaneze dhe ajo nga ana tjetër duhet të ballafaqohet me milicët hisbollahë. Hisbollahu refuzon deri tani të çarmatoset. Izraeli do të largohet vetem atëhere, kur të hyjnë trupat e OKB-së dhe Hisbollahu ta këtë liruar zonën neutrale në jug të Libanit. Italia ka deklaruar se do të dergojë deri në 3 000 ushtarë me helmetkalterit. Kryeministri Romano Prodi kundërshtoi se ka konflikt me Francën, se kush do ta marrë drejtimin e UNIFIL-it. "Ne nuk bëjmë këtu konkurs bukurie, por duhet të dimë, se cilat vende do të marrin pjesë. Nëqoftëse e dimë detyrën e UNIFIL-it, atëherë edhe vendet mund ta japin kontributin e tyre." Si Franca ashtu edhe Italia këmbëngulin, që të mos jenë ushtarët e OKB-së ata që duhet të çarmatosin hisbollahun. Kryeministri italian kërkon biles një rezolutë të dytë të OKB-së, që ta përcaktojë detyrën më qartë se sa rezoluta 1701. Deri në shkurt 2007 Franca e ka rradhën e drejtimit të UNIFIL-it, pastaj mund ta merrte Italia. Edhe kjo nuk është sqaruar ende. Gjermania ka premtuar vetëm njësi të marinës dhe logjisitkës me rreth 1 000 vetë. Trupat tokësore në kufi me Izraelin ndalohen vetvetiu për shkak të ngarkesës historike nga holokausti, u tha nga Berlini. Spanja do të dërgojë 700 ushtarë, Finlanda rreth 250. Nga shumë vende anëtare ka premtime për kontigjente më të vogla. Turqia sipas njoftimeve të mediave planifikon një trupë prej 1 200 vetësh, por që do të marrë në rradhë të parë përsipër detyra humanitare. Bangladeshi, Malajzia, Indonezia dhe Nepali ofrojnë gjithashtu trupa. Por Izraeli refuzon pjesëmarrjen e vendeve, me të cilat ai nuk ka marrëdhënie diplomatike. Ministrja e jashtme izraelite Zipi Livni kërkoi, që UNIFIL-i të marrë përsipër edhe sigurimin e kufirit libanezo-sirian, për të prerë rrugët e furnizimit për hisbollahun. Siria e refuzon këtë. Prandaj Izraeli do ta mbajë bllokaden e tij detare dhe ajrore. Kryetari i rradhës i BE-së, ministri i jashtëm finlandez Erkki Tuomioja, tha pas bisedimeve përgatitore në Berlin dhe Paris, se do të zgjasë edhe pak kohë, derisa pjesë të rëndësishme të UNIFIL-it të mbërrijnë me të vërtetë në Liban. Diplomatët e BE-së supozojnë, se forca e trupave nuk do të arrijë në 15 000, por maksimumi në 9 000 deri 10 000 ushtarë. Në Izrael shtohet kritika ndaj kryeministrit Ehud Olmert. Synimi kryesor i luftës, çarmatosja e milicëve hisbollahë, që mbajnë peng ushtarët izraelitë dhe që kanë hedhur me mijëra raketa në Izraelin verior, nuk është arritur. 63 për qind e izraeliteve sipas anketimeve do ta hiqnin Olmertin, sikur të ishin sot zgjedhjet. Në SHBA sipas "Nju Jork Times" po shqyrtohet nëse Izraeli ka përdorur në luftën kundër Hisbollahut dhe Libanit ka përdorur bomba difuzive të prodhimit amerikan. Duhet të ketë një marrëveshje ndërmjet Uashingtonit dhe Jerusalemit, që pengon perdorimin e ketyre armëve në zonat e banuara për shkak të veprimit të tyre shkatërrues, njofton gazeta.