1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Me 27 prill vendimi për Ramush Haradinajn

Bahri Cani*
6 Prill 2017

Në Colmar të Francës u mbajt sot seanca e radhës në procesin sipas kërkesës së Beogradit për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi. Vendimi i ka befasuar shumë persona të mbledhur atje.

https://p.dw.com/p/2apEJ
Kosovo Ramush Haradinaj
Fotografi: picture alliance/dpa/T. Brey

Gjykata në Colmar nuk mori vendim të prerë në rastin Ramush Haradinaj, as pas seancës së sotme, ku palët paraqitën argumentet e tyre pro dhe kundër ekstradimit të tij të mundëshëm në Serbi, ku ai akuzohet për krime lufte. Prokuroria paraqiti argumentet e Serbisë ku thuhet se Haradinaj ka bërë krime në Kosovë dhe përmendi edhe disa raste të vrasjes së romëve, për të cilat mendohet se Haradinaj mund të mbajë përgjegjësi. Sipas prokurorisë, për këto akuza ekzistojnë edhe dëshmi konkrete dhe dëshmitarë. Prokuroria në Colmar bëri të ditur se ajo i ka marrë të gjitha dëshmitë e ofruara nga Serbia, e cila kërkon ekstradimin.

Kosovo Prishtina - Bürgerprotestete bezüglich ehemaligen Premierminister Ramush Haradinaj
Fotografi: DW/B. Shehu

Haradinaj hedhë poshtë akuzat

Ndërsa Ramush Haradinaj dhe mbrojtësit e tij i kanë hedhur edhe njëherë poshtë kërkesat dhe argumentet e Serbisë, si të pabaza dhe me motive politike. Ata theksuan se Haradinaj është përgjigjur dy herë ndaj të gjitha akuzave të Serbisë dhe dy herë është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës për krime lufte në hapsirat e ish-Jugosllavisë. Vendimi përfundimtar pritet me 27 prill.

Haradinaj tha pas seancës së sotme se tani më janë shterruar të gjitha mundësitë e zhagitjes së provcesit dhe se me 27 pritet vendimi. "Unë jam i bindur se drejtësia do të fitojë", theksoi ai para shumë gazetarëve dhe simpatizantëve të tij, të mbledhur në Colmar. "Regjimi serb ka bërë krime në Kosovë dhe tani po m’i mveshin mua. Vetë ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviq ka qenë kriminel. Ata kanë vrarë dhe kanë kryer krime në Kosovë e po më akuzojnë mua”, ka thënë Haradinaj, i cili kërkoi nga gjykata që të mos i besohet propagandës serbe. 

Ramush Haradinaj po mbahet në Francë që nga 4 janari 2017, kur është arrestuar në pjesën franceze të aeroportit në Basel.