1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel dhe Bler duan një marrëveshje të re për mbrojtjen e klimës

4 Nëntor 2006

Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri britanik, Toni Bler, të premten (03.11) u takuan në Londër dhe janë shprehur për intensifikimin e përpjekjeve për mbrojtjen e klimës. Në takim Bler tha, se ka besim, që edhe ShBA do të angazhohen më me impenjim në luftën kundër emisioneve të gazrave në atmosferë.

https://p.dw.com/p/ArKA
Takim në Londër - Toni Bler dhe Angela Merkel
Takim në Londër - Toni Bler dhe Angela MerkelFotografi: AP

Gjermania dhe Britania e Madhe në luftën kundër ngrohjes globale të klimës duan të bashkëpunojnë. Për këtë ranë dakord në takimin e së premtes (03.11) kancelarja Angela Merkel dhe krymeinistri britanik Toni Bler në Londër. Të dy kryeministrat ishin në unanimitet, se bashkësia ndërkombëtare mundësisht sa më shpejt duhet të ndërmarrë diçka për të ndaluar ngrohjen e atmosferës së Tokës.

Toni Bler shprehu bindjen, se Gjermania ka shansin që ta çojë përpara mbrojtjen e klimës. Sipas tij: Berlini më 1 janar 2007 do të ketë presidencën e radhës në grupin e vendeve të industrializuara G8 dhe në BE. Duke iu referuar kësaj presidence të dyfishtë të Gjermanisë Bler tha, se "ky është një rast i mirë që vitin e ardhshëm të bëhen përparime."

Ndërsa kancelarja Merkel në Londër theksoi: "Evropa ka nevojë për një strategji për periudhën pas skadimit të afatit të Protokollit të Kiotos. Eshtë fjala për vitin 2012. Unë jam e bindur thellë, se ne duhet të bëjmë gjithçka për ta ndërgjegjësuar popullsinë tonë, që ndryshimi i klimës dhe çështja e disoksidit të karbonit CO2 janë sfida të mëdha për shekullin e 21-të."

Përveç mbrojtjes së klimës në takimin në Londër u diskutuan edhe tema të tjera: si p.sh. Lindja e Mesme dhe Afganistani. Gjermania dhe Britania e Madhe kanë dislokuar trupa në Afganistan. Kancelarja Merkel tha, se nuk mjafton, vetëm sigurimi i paqes, por duhet që ky vend të ndihmohet në ndërtimin e institucioneve politike dhe në luftën kundër kultivimit të drogës.