1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel do të kritikojë Mugaben

6 Dhjetor 2007
https://p.dw.com/p/CXjR

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri të ditur se në samitin afrikan, që do të zhvillohen këtë fundjavë në Lisbonë, do të kritikojë hapur qeverisjen autoritare në Zimbabve. Pas takimit në Berlin me presidentin e Zambisë, Levi Mvanavasa, Merkel tha se në samit do të bëhet fjalë për të drejtat e njeriut, sjelljet e qeverisë dhe përparimet që janë bërë në vendet tjera. Samiti i parë afrikan pas shtatë vjetësh ka një rëndësi historike, sepse do të bëhet fjalë për bashkëpunimin e përgjithëshëm me këtë kontinent. Në takim pritet edhe presidenti i kontestuar i Zimbabvesë, Robert Mugabe. Për këtë shkak kryeministri britanik ka anulluar pjesëmarrjen.