1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel: Globalizimi do të ketë sukses po qe se ruhen standartet sociale dhe të mjedisit

9 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Aql8

Köln: Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për një mirëqenie të përgjegjshme. globalizimi mund të ketë sukses, vetëm po qe se ruhen standartet sociale dhe të mjedisit, tha Merkel në ditën e kishës evangjeliste në Köln. Në shfaqjen e saj të parë publike pas samitit të G8-s në Hailigendam, Merkel tha se mirëqenia e rritja ekonomike nuk duhet të jetë një qëllim më vete, por duhet të vlejë për të gjithë. Në një bisedë me nobelistin e paqes, Mumaed Junus Merkel bëri fjalë për një tregti të ndershme me qëllim që edhe vendet e varfra të kenë shanse. Edhe ndihmat duhet të shpërndahen në mënyrë të tille që të mbërrijnë tek të gjithë, tha Merkel.