1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel Prag

Peter Hornung21 Tetor 2008

Çekia do ta ratifikojë marrëveshjen reformuese të Lisbonës përpara se të marrë presidencën e rradhës së BE-së me 1 janar. Këtë e bëri të ditur kryeministri Miroslav Topolanek në një bisedë me kancelaren Angela Merkel

https://p.dw.com/p/Fe0B
Kancelarja Merkel me kryeministrin çek opolanekFotografi: AP

Edhe kur nuk je për herë të parë në Pragë, asnjë çek nuk pret të flasësh gjuhën e tij. Por nqs e bën këtë, fiton dashamirësinë e mikpritësit.


“Për fat të keq flas shumë pak çekisht”, tha kancelarja. Por gjithsesi


Diçka ka mbetur në vesh nga koha, kur shkencëtarja e re nga ish Repubilika Demokratike Gjermane Angela Merkel ishte disa herë për kërkime shkencore në kryeqytetin çekosllovak. Kështu ajo u gëzua jashtë mase, kur gjeti në mesin e të ftuarve profesorin e saj të vjetër (të hënën pasdite me 20.10.), kur mbajti fjalimin solem në universitetin e Pragës.


Për Angela Merkelin sot nuk bëhej fjalë për nostalgji, por në rradhë të parë për cështje shumë aktuale politike, për krizën financiare dhe të ardhmen e BE-së. Krizën e tregjeve financiare ajo e quajti sfidën më të madhe financiare dhe ekonomike që prej luftës së dytë botërore dhe për këtë duhen marrë edhe masat e nevojshme afatgjata.


“Konkretisht kjo do të thotë se ne kemi nevojë, që të konfigurojmë tregjet financiare, se ne na nevojiten rregulla më efikase për të bërë vlerësimin, na duhet më shumë transparencë. Dhe ne na nevojitet sigurisht gatishmëria, që produktet që i shisni vetë, t´i keni edhe në bilancet tuaja. Kjo vetëm të ndihmon të kuptosh, në se e konsideron diçka të mirë, atë që shet."


Nga bankat gjermane Merkel kërkoi, që në rast nevoje të shfrytëzojnë ndihmën e ofruar nga shteti. Masat e ndihmës janë bërë për t´u mundësuar sërish ndërmarrjeve të mesme, ekonomisë dhe njerëzve një sistem funksionues bankar. Prandaj është shumë urgjente, që të gjithë t´i shfrytëzojnë tani këto ndihma, nqs dëshërojnë.


Në qendër të bisedës me kryeministrin e Çekisë Topolanek ishte presidenca çeke, koha e së cilës po afron. Çekia bën pjesë tek ata shtete të BE-së, të cilat nuk e kanë nënshkruar ende marrëveshjen e Lisbonës. Entusiazëm për marrëveshjen e Lisbonës kryeministri Topolanek nuk tregoi as kësaj rradhe, por ai e sheh atë si një nevojë të domosdoshme:


“Për mua marrëveshja e Lisbonës është një kompromis i vështirë, është një tribut, të cilin e paguan për të patur mundësinë të bësh pjesë në një rreth të caktuar shtetesh të civilizuara. Prandaj unë e mbështes ratifikimin me gjithë problemet, që unë kam me këtë marrëveshje.”


Nuk është e sigurtë, nëse marrëveshja e Lisbonës ratifikohet që në fillim të presidencës çeke të rradhës në janar. Gjykata kushtetuese çeke duhet të verifikojë përputhshmërinë e marrëveshjes me ligjin çek. Rezultati nuk pritet para nëntorit. Atëherë dhoma e dytë e parlamentit, senati, mund të votojë për marrëveshjen. Megjithatë Topolank e siguroi kancelaren, se Çekia nuk do ta zgjasë artificialisht procesin e ratifikimit megjithë rezistencën e politikës së brendshme.