1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel në vizitën e parë në Poloni

Thomas Rautenberg3 Dhjetor 2005

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar dje vizitën e saj të parë në Poloni. Në Varshavë ajo u takua me presidentin e ardhëshëm Leh Kazinski dhe kryeministrin e ri Kazimirc Marcinkievic.

https://p.dw.com/p/ArCd
Fotografi: AP

Polonia është fqiu i dytë më i madh i Gjermanisë. Prandaj të dy vendet synojnë rikthimin e një bashkëpunimi të plotëbesueshëm. Kancelarja Angela Merkel foli për një periudhë të re në raportet mes Gjermanisë dhe Polonisë.
"Për ne ishte e një rëndësie të posaçme që menjëherë pas krijimit të qeverisë së re në Poloni të organizojmë një vizitë, sepse duam që të vazhdojmë raportet e mira miqësore dhe duam të investojmë në këtë vend. Biseda me kryeministrit premton shumë se kontaktet tona të ardhëshme do të jenë në interesin e të dy popujve tanë", tha Merkel.
Edhe kryeministri i Polonisë, Kazimirc Marcinkievic më parë theksoi domosdoshmërinë e një kapitulli të ri të bashkëpunimit bilateral dhe të një ardhmërie të përbashkët në raportet me Gjermaninë. Mirëpo Marcinkievic tha se për një ardhmëri të mirë duhet të flasim të vërtetën për të kalurën. Një dëshmi për domosdoshmërinë e një fillimi të ri ishte edhe fakti se asnjëri nga politikanët, kryeministri dhe presidenti i ardhëshëm Leh Kacinski nuk e përmendën projektin për ngritjen e një qendre në Berlin kushtuar gjermanëve të dëbuar si dhe mundësinë e kërkesës së tyre për dëmshpërblim. Por se sa i vështirë mund të jetë përballimi me të vërtetën, e pa edhe vet kryeministri, në kohën e fushatës parazgjedhore dhë mërive masive antigjermane.
"Për fat të keq, unë nuk kam vërejtur ndonjë disponim antigjerman në Poloni. Fakti që ka gjëra të rënda për të cilat duhet të flasim dhe debatojmë, nuk do të thotë se në Poloni ekziston një disponim antigjerman", pohon ai.
Duket se është arritur një afrim pozicionesh edhe në çështjen e përçuesve të gazit rus. Polonia e cila këta përçues i sheh si një rrezik për sigurinë energjetike, është e ftuar prej kancelares Merkel për pjesëmarrje në këtë projekt. Gjatë muajve të ardhëshëm një grup punues do të paraqesë propozimet për zgjidhjen e këtyre problemeve.
Kancelarja Merkel i ka premtuar mbështetjen Polonisë edhe në çështjen e financimit në kuadër të Bashkimit Evropian. Në të ardhmen Polonia me 26 miliardë euro do të jetë marrësi më i madh i financave nga buxheti i Brukselit.
"Sipas të gjitha gjasave, të hënën presidenca britanike e radhës do të paraqesë një propozim të ri. Deri tani nuk kemi të dhëna konkrete. Pasi të njoftohemi me këto propozime, mund të kontaktojmë edhe një herë dhe të shikojmë se në cfarë pikash mund të kemi pozicione të përbashkëta, theksoi Merkel.
Po sa të mira në të vërtetë do të jenë këto raporte, nuk varet vetëm prej stabilitetit të qeverisë polake. Kryeministri Marcinkievic udhëheqë një kabinet pakicë, i cili në parlament varet prej votave të skeptikëve evropoian, e në masë të konsiderueshme edhe prej popullistëve të djathtë, me kahje armiqësore ndaj Gjermanisë.