1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merr jetë në Zagreb këshilli rajonal i kooperimit

Jörg Paas10 Maj 2007

Përfaqësuesit e shteteve të Evropës Juglindore, të BE, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe organizatave të shumta ndërkombëtare u takuan të enjten më 10 maj në kryeqytetin katolik Zagreb, për të diskutuar për bashkëpunimin e mëtejshëm.

https://p.dw.com/p/ArVq
Zagreb
ZagrebFotografi: DW / Subic

Përveç zgjidhjes së përbashkët të problemeve rajonale, rëndësi ka edhe zgjedhja e një këshilli për bashkëpunimin rajonal. Me fillimin e vitit 2008 ky këshill do marrë hap pas hapi rolin e Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore, i cili u themelua në vitin 1999. Në takimin e nivelit të lartë në Zagreb pritet edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, në funksionin e kryetares së Këshillit të BE-së.

Ishte një hap i fuqishëm, ai që bashkësia e shteteve ndërmorri para 8 vjetësh, për të qetësuar Europën Juglindore nga komplikimet e luftës në ish Jugosllavi. Me shumë fjalë dhe premtime u krijua i ashtuquajturi Pakt i Stabilitetit për Ballkanin. Qëllimi i tij ishte të arrijë të paqësojë të gjithë rajonin përmes reformave politike, ndihmave për zhvillimin ekonomik dhe projekteve të përgjithshme. Dhjetra anëtarë bëjnë pjesë në paktin e stabilitetit, duke filluar nga shtetet të veçanta si Zvicra, duke vazhduar me organizatat dhe institucionet multinationale si BE, NATO, Këshilli i Evropës, deri tek OSBE dhe Banka Botërore.

Perveç aksionizmit të madh me fjalë dhe burokraci boshe pakti i stabilitetit ka kryer me të vërtetë shumë projekte në Ballkan. Nga ana tjetër ai ka zgjuar atje shpresa shumë të mëdha, të cilat pastaj nuk mundi t´i përmbushte. Tani ka ardhur koha, që pakti i stabilitetit të zëvendesohet me një tjetër forum, shumë të fortë. Këtij qëllimi i shërben samiti në Zagreb.


Kryetarët e qeverive dhe të shteteve nga njëmbëdhjetë shtete të Evropës Juglindore takohen këtu, për të themeluar së bashku të ashtuquajturin "Këshillin e kooperimit rajonal". Qëllimi kryesor është që përgjegjësia për bashkëpunimin rajonal në të ardhmen t´i jepet hap pas hap vetë rajonit, apo siç u shpreh austriaku Erhard Busek, koordinatori i paktit të stabilitetit për Ballkanin.

"Me një fjalë: deri tani në një stil atëror e kemi ditur se cila është e mira e rajonit, dhe për këtë kemi grumbulluar të hollat dhe jemi përpjekur të bindim qeveritë. Tani rajoni duhet ta dijë, se për çfarë ka nevojë dhe si do të ecë më tej dhe qe ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë me këshilla ekspertësh dhe financiarisht. Paktit të stabilitetit po i vjen fundi. Unë dua të them, që jam një çikë krenar, që ne po e realizojmë, që edhe të mbyllin një institucion. Të krijosh diçka është relativisht e lehtë, por ta ndërpresësh është më e vështirë."

Për financimin e detyrave të tjera do të marrë pjesë bashkësia ndërkombëtare, edhe pse në një masë më të vogël se më parë. Në të ardhmen do të rezervohet në vendosjen e pikërendesave. "Meqenëse nuk ka kuptim që vazhdimisht, t´i shpjegosh rajonit, që ne e dimë gjithçka më mirë. Rajoni duhet të mësojë, që ta dijë ai vetë më mirë, sic është fare normale në Evropë për ne të gjithë."


Ngjashëm si komisari i Zgjerimit te BE Oli Rehn edhe Erhard Busek si koordinator i Paktit te Stabilitetit ne Ballkan, thekson se organizmi i tyre pasardhes s´është në asnjë mënyrë zëvendësim për anëtarësimin në BE. Përkundrazi, në Bruksel i kushtojnë rëndësi të madhe forcimit të perspektivës europiane, veçanërisht shteteve të Ballkanit perëndimor, me fjalë të tjera të ish Jugosllavisë dhe fqinjëve të saj. Shumë nga këto vende jane që sot të përgatitura për një zhvillim të mëtejshëm, thotë Erhard Busek.

"Shumica po, janë rritur shume dhe ngarkohen ca nga problemet që ekzistojnë në Kosovë apo situata e brendshme në Serbi dhe pjesërisht në Bosnjë. Por, në të vërtetë gjendja është përmiresuar, sepse sido që të jetë tani kemi dy anëtarë të rinj në BE, Bullgarinë dhe Rumaninë, Kroacinë që zhvillon bisedime dhe Maqedoninë që mund të fillojë bisedimet. Domethënë shumica po normalizohet dhe kjo ndikon në ato vende, që nuk e kanë arritur akoma këtë zhvillim. "

Si hap i rëndësishëm në përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në Zagreb u përcaktua një statut për Këshillin e Kooperimit rajonal, me kryeqytetin boshnjak Sarajevë, i cili do të jetë selia e Sekretariatit të Përgjithshëm dhe sekretari kroat i shtetit në ministrinë e jashtme Hido Biscevic, si Sekretar i parë i përgjithshëm.