1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Metamorfoza e kandidatit ka nisur

20 Prill 2009

Nga shtypi gjerman i ditës kemi shkëputur komentet mbi prezantimin e programit elektoral të Partisë Socialdemokrate gjermane dhe takimit Obama - Chavez.

https://p.dw.com/p/HaPn
Pamje simbolike për programin elektoral të Partisë Socialdemokrate.
Programi elektoral i Partisë Socialdemokrate përmban tatime më të larta mbi pasurinë, më shumë para për të papunët, ndihma shtesë për ata që jetojnë me ndihmë sociale.Fotografi: dpa / DW-Fotomontage

WESTFÄLISCHE ANZEIGER që botohet në Hamm e komenton kështu takimin e nivelit të lartë të Organizatës së Shteteve të Amerikës Latine, i cili u mblodh në Trinidad dhe Tobago:


"Change Ndryshim: me këtë premtim e mori Barak Obama postin e tij si president i SHBA. Dhe me të vërtetë: një shtrëngim miqësor duarsh midis presidentit Hugo Chavez, gogolit të kuq nga Venezuela dhe George W. Bushit ishte e vështirë të përfytyrohej. Por deri tani këto janë thjesht gjeste. Megjithatë: do të jetë interesante të vëzhgohet si do të reagojë Havana ndaj gjestit të Obamas. Sepse me imazhin tmerrues të një Uncle Sam-i agresiv, të drejtat e njeriut fshihen shumë më mirë se sa më një SHBA, të gatshme për dialog."


HANDELSBLATT që botohet në Dyseldorf e komenton kështu programin elektoral të Partisë Socialdemokrate Gjermane, SPD:


"Me programin elektoral Steinmeieri përpiqet të bëjë takimin e poleve midis një politike reformatore, të cilën e ka konceptuar ai dhe pajtimit me partinë. Programi ka pozicione të qarta, tha Steinmeieri. Një koncept, të cilin zakonisht e përdor kryetari i partisë, Myntefehring. Metamorfoza e kandidatit ka nisur. Por ajo nuk do të marrë fund me gjuhën. Partia e di se kandidati i saj është diplomat, jo njeri që polarizon. Prandaj ajo kërkon pozicionim të qartë - edhe, dhe para së gjithash në përmbajtje, me të cilat Partia Socialdemokrate Gjermane do të fitojë zgjedhjet. Partia e tërheq atë gjithmonë majtas. Tatimi mbi pasurinë, më shumë para për të papunët, ndihma shtesë për ata që jetojnë me ndihmë sociale, të gjitha këto janë ende në tryezë." (aud/aca/dpa)