1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Metodë e diskutueshme për nxjerrjen e gazit

Peter Stützle 7 Shtator 2012

Me ndihmën e kimikateve nga nëntoka gjermane mund të nxirret gaz. Por faktet e deritanishme nuk janë të mjaftueshme për të vlerësuar përfundimisht rreziqet e mundshme.

https://p.dw.com/p/164eF
ARCHIV - Bohrmeister Robert Kerst führt am 02.02.2011 auf der Baustelle zur Erdgasprobebohrung des Energieerzeugers ExxonMobil in Lünne Einheiten des Bohrgestänges vor. Ungeachtet der Kritik von Umweltschützern und Anwohnern will die deutsche Erdgasbranche die Erschließung neuer Gasvorkommen auch mit der umstrittenen Fracking-Technik vorantreiben. Foto: Ingo Wagner dpa/lni (zu lni 0915 vom 23.02.2012) +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture-alliance/dpa

Ekspertët mendojnë se nëntoka gjermane ka sasi të mëdha gazi natyror. Ato mund të plotësojnë për 13 vjet konsumin gjerman të gazit. Megjithatë ato nuk janë të lehta për t'u arritur, sepse gjenden në vezikula të vogla në shkëmbinj apo në sedimente qymyri, shpesh në disa mijë metra thellësi. Me ndihmën e teknologjisë Fracking ky thesar mund të shfrytëzohet. Por ekspertët e Ministrisë së Ambientit janë ende skeptikë.

Teknologjia Fracking konsiston në një përzierje rëre, uji dhe kimikatesh që pompohen me presion të lartë në shkëmb. Prej kësaj shkaktohen çarje të vogla përmes të cilave gazi mund të dalë lart. Metoda Fracking përdoret tashmë në shkallë të gjerë në SHBA.

Por për të realizuar shpime me anë të kësaj metode, për çdo kilometër katror është e nevojshme të "përdoren disa mijë ton kimikatesh pjesërisht të rrezikshme për shëndetin dhe ambientin." Kështu thuhet në një raport, të Ministrisë Federale të Mjedisit dhe Agjencisë Federale të Mjedisit në Berlin. Ekspertë nga disiplina të shumta që kanë shqyrtuar me kujdes efektet e metodës fracking për ujërat nëntokësore erdhën në përfundimin se faktet e deritanishme nuk janë të mjaftueshme dhe të bazuara në njohuri shkencore për të "vlerësuar përfundimisht rreziqet e mundshme."

ARCHIV - Bürger der Interessengemeinschaft «Schönes Lünne» demonstrieren am 02.02.2011 vor der Baustelle zur Erdgasprobebohrung des Energieerzeugers ExxonMobil in Lünne (Kreis Emsland). Die Suche nach Erdgas mittels «Fracking» beunruhigt in vielen Orten die Bürger. Eine Bürgerinitiative im Emsland will wissen, wie die Haltung der Fraktionen in Hannover ist. Beim «Fracking» wird mit hohem Druck in große Tiefen ein Cocktail aus Wasser, Sand und Chemikalien gepresst, um die Gesteinsschichten aufzubrechen. So kann das in den Gesteinsporen enthaltene sogenannte unkonventionelle Gas gewonnen werden. Foto: Ingo Wagner dpa/lni (zu lni 0536 vom 23.08.2011) +++(c) dpa - Bildfunk+++
Protesta kundër metodës frackingFotografi: picture-alliance/dpa

Ekspertët kërkojnë rregulla të forta

Për ministrin federal të Mjedisit Peter Altmaier është e qartë që: "Përpara se të përdoret fracking ,duhet të përjashtohen  të gjitha dyshimet." Ekspertët nuk kërkojnë një ndalim të teknologjisë fracking në Gjermani, por kushte strikte dhe një përdorim gradual e të "shoqëruar me një analizë zyrtare dhe shkencore të secilit projekt ."

Bundesumweltminister Peter Altmaier (CDU) hält am Donnerstag (06.09.2012) im Bundesministerium für Umwelt, Naturschutz und Reaktorsicherheit in Berlin ein Gutachten über Fracking (Erdgassuche) in der Hand. Erdgasbohrungen sollen nach diesem Gutachten nicht in Trinkwasserschutzgebieten stattfinden. Foto: Ole Spata dpa/lbn
Ministri federal i Mjedisit Peter AltmaierFotografi: picture-alliance/dpa

Ata kërkojnë që duhet "të ketë informacion të plotë" rreth kimikateve të përdorura, sasisë dhe vetive. Për secilin projekt duhet të bëhet një vlerësim rreth ndikimit të tij ndaj mjedisit duke përfshirë edhe publikun. Në zonat ku ka burime uji të pijshëm  apo ujëra minerale metoda fracking për nxjerrjen e gazit duhet të ndalohet plotësisht.

Deri tani asnjë leje

Deri tani autoritetet gjermane të landeve dhe të federatës po tregohen të rezervuara sa u përket lejeve për përdorimin e kësaj teknologjie. Vërtet që disa koncerneve u është dhënë gjatë viteve të fundit mundësia të zhvillojnë ekspedita gjeologjike, p.sh. në landin e Renanisë Veriore - Vestfalisë (NRW) është analizuar rreth 60% e territorit të landit. Por këto leje nuk janë të lidhura me lejen për të bërë shpime për nxjerrjen e gazit.