1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

#MeTwo: Gjerman, por jo gjerman sa duhet?

Yalda Zarbakhch
9 Gusht 2018

Michel Abdollahi, Y'akoto dhe Idil Baydar: këta kanë përvojat e tyre me racizmin. A mund të ndryshojë gjë debati #MeTwo? Artistët përcjellin vështrimin personal për çështjen e identitetit, sot pozicioni i Idil Baydar-it.

https://p.dw.com/p/32qTh
Mesut Özil
Fotografi: picture-alliance/dpa/R. Vennenbernd

Gazetari dhe artisti i performancës, Michel Abdollahi i përgjigjet pyetjes për origjinën e tij ndërkohë me "Iran", për t'ia lehtësuar punën atij që pyet.

Kabaretisten Idyl Baydar e migrantizojnë herë pas here. Ajo nuk ka migruar kurrë. Rruga e saj për në Gjermani ishte e shkurtër, siç e thotë ajo me dy fjalë në programin e saj në skenë:"nga mitra jashtë".

Kurse këngëtarja Y'akoto beson se koncepte si atdheu dhe identiteti në një botë digjitale dhe të globalizuar, siç i gjejmë sot, janë të kapërcyera dhe kërkojnë që shoqëria ta ndryshojë mënyrën e të menduarit.

Po si e përjetojnë debatin e #MeTwo dhe çfarë lidhin ata me koncepte si atdheu, identiteti dhe Gjermania? Sot shprehet Idil Baydar alias Jilet Ayse.

"Unë kam lindur këtu. Nuk kam ardhur si migrante, por gjithmonë më migrantizojnë."

Idyl Baydar mban Duden-in në dorë.
Idyl Baydar mban Duden-in në dorë.Fotografi: Cengiz Karahan

Idyl Baydar lindi më 1975 në Celle. Ajo është aktore, komediane dhe kabaretiste. Kohën e shkollës ajo e kaloi në një konvikt Waldorf. Prindërit e saj janë imigrantë turq. E njohur Idil Baydar u bë përmes youtube-t me personazhin e saj virtual Jilet Ayse, një turke 18 vjeçare nga Berlin-Kreuzberg. Për këtë e frymëzon aktiviteti i saj si punonjëse sociale në një shkollë të Berlinit, në të cilin ajo vëren se si nxënës me origjinë migranti trajtohen dhe kategorizohen në shkollat gjermane. Si Jilet Ayse, Idil Baydari konfronton publikun e saj me paragjykimet e tij për migrantët.

"Ajo që vë re, është që në nivelin politik nuk ekziston fare vullnet për të vepruar kundër racizmit të përditshëm. Duan vetëm të bëjnë disa projekte reprezentative për racizmin, por që të ndryshojnë vërtet diçka, që të përkufizojnë atë që është sjellje raciste dhe ta dënojnë, për këtë nuk ka askush interes.

Kur shkoj këtu në polici dhe u them që më diskriminuan dhe më shanë në mënyrë raciste, kjo as që merret shënim. Gjermania është për mua vendi në të cilin jetoj dhe në të cilin ende mund të jetoj. Edhe për sa kohë, këtë nuk e di. Kjo varet nga fakti se në cilin drejtim ecën këtu puna. Unë sigurisht që e vras mendjen se çfarë alternativash do të kisha për rastin që puna e AfD-së dhe qëndrimi djathtist këtu kthehet në status quo."

"Nuk dua të vi në situatën që të më thotë një tjetër, sa gjermane jam."´

Ndërkohë unë e anashkaloj krejtësisht gjithë këtë debatin e përkatësisë. Unë ndihem si Idil, si një njeri. Dhe në këtë kuadër unë kam pretendime të tjera ndaj vetes, në vend të ndjesisë për një nacionalitet. Si fëmijë unë nuk e kam ndierë që duhet të jem gjermane, sepse kam qenë de facto. Dallimi dhe atribuimi erdhën kur u rrita. Në thelb unë jam një njeri që e kanë migrantizuar. Mua më kanë nxjerrë nga kjo shoqëri. Unë jam një nxënëse e Waldorfit dhe kam qenë në një konvikt Waldorfi - pesë, gjashtë vjet. Më shumë socializim në drejtim të të qenit gjerman as që bëhet. Mua nuk më keni me këtë. Ndërkohë nuk lë më të më quajnë as gjermane. Unë jam një e huaj me pasaportë gjermane! Unë nuk dua të vi në situatën që të më thotë një tjetër, sa gjermane jam. Kur autoritetin për të interpretuar identitetin tim e ka dikush tjetër, kjo nuk ka të bëjë më me qytetarë të emancipuar. Fare! Të drejtën e interpretimit duhet të ma lënë mua!"