1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mijëra azilkërkues kanë paraqitur disa herë kërkesa

2 Dhjetor 2019

Azilkërkuesit janë dëbuar disa herë dhe janë kthyer në vend, njofton "Welt am Sonntag". Kjo praktikë duhet të ndryshojë mendjnë autirtetet. CSU propozon ndalimin e rikthimit të tyre në vend.

https://p.dw.com/p/3U2l8
Deutschland Migration l Ankerzentrum Unterfranken
Fotografi: picture-alliance/dpa/K. Hildenbrand

Mijëra njerëz janë dëbuar dhe sërish janë kthyer në Gjermani, pavarësisht faktit që kërkesa e tyre për azil është refuzuar dhe ata janë dëbuar apo larguar. Në fund të tetorit kanë jetur në Gjermani 4.916 azilkërkues, të cilët nga viti 2012 deri më sot kanë kërkuar të paktën dy ose më shumë herë herë azil në këtë vend. Ka dhe të tillë të cilët janë kthyer tri herë në vend dhe kanë kërkuar azil, njofton gazeta "Welt am Sonntag", e cila i referohet qeverisë federale. Ishte kjo përgjigja e qeverisë ndaj një pyetje të partisë AfD.

Mediat njoftojnë se ka gjithësejt 28.000 raste të përsëritjes së kërkesave për azil. Në vitin 2012 ata janë futur në Gjermani, kanë paraqitur një kërkesë për azil, e cila është reufzuar, janë dëbuar nga vendi, apo janë larguar vullnetaisht, e më pas sërish janë kthyer.

Deutschland München G6-Innenministertreffen | Horst Seehofer, Bundesinnenminister
Fotografi: picture-alliance/dpa/S. Hoppe

Por kjo shifër është e vogël në krahasim me numrin e përgjithshëm. Në periudhën prej vitit 2010 - 2018 janë futur në Gjermani të paktën 1,78 milionë refugjatë.

Ministri i Brendshëm Horst Seehofer (CSU) ka propozuar para tre muajsh ndryshime në rregulla, pas rikthimit në vend të një personi nga Libia që ka kryer edhe vepra penale. Ai propozon që në rast kthimi, personat të mbahen nën masa arresti tërë kohën, deri sa nuk vendoset sërish për kërkesën e tyre për azil.

Politikanja e CSU Andrea Lindholz, e cila kryeson Komisionin e Brendshëm në Bundestag, kërkon masa edhe më të rrepta ndaj atyre që shkelin rregullat, pra ndaj personave të cilëve u është ndaluar hyrja në Gjermani. "Secili që shkel rregullat duhet të përfundojë në burg", tha ajo.

bc/jv/haz (dpa, afp, kna)