1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mijëra protestues kundër presidentit Hashim Thaçi

29 Shtator 2018

Në një protestë të lëvizjes Vetëvendosja kundër presidentit Hashim Thaçi në Prishtinë kanë marrë pjesë disa mijëra vetë. Ata kërkuan të mos ketë këmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

https://p.dw.com/p/35her
Kosovo Präsident Hashim Thaci | ARCHIV
Fotografi: Reuters/L. Hasani

"Një popull si nënshtrohet një njeriu" - kjo ishte motoja e protestës së organizuar nga lëvizja opozitare "Vetëvendosja" në Prishtinë" të shtunën (29.09). Protestuesit me flamuj shqiptarë, gjermanë, amerikanë. kërkuan dorëheqjen e kreut të shtetit të Kosovës nga negociatat pa rezultat me Serbinë, siç i quajtën ata. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja që mori pjesë në protestë, Albin Kurti  theksoi se në fjalën e tij, se "nëse kufijtë korrigjohen me dhimbje, për ne ky nuk është korrigjim, por gabim shtesë. Republika është e rrezikuar, tha Albin Kurti. Ai kërkoi që Kosova të mos ndahet. "Dhimbje të reja e kompromise të tjera nuk pranojmë."

Albin Kurti përshkroi një gjendje të vështirë të popullit të Kosovës, "një vendi ku ndryshimet nuk lejohen", siç u shpreh ai. "Jemi këtu në shesh sepse ata nuk duhet të jenë në pushtet....Kjo nuk është protestë e urrejtjes por shqetësimit qytetar dhe dashurisë njerëzore për vendin tonë."

Ndërkohë të shtunën Presidenti Hashim Thaçi u shfaq papritur në Gazivodë në veriun e Kosovës për një vizitë të shkurtër rreth 15 minuta, në një zonë ku banon minoriteti serb. Si reagim Serbia e vendosi në gjendje gatishmërie ushtrinë. Por Thaçi u largua shpejt nga kjo zonë, dhe kaloi në zona të banuara nga shqiptarë.

 

la/dw/dpa