1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mijëra vetë vizitojnë varrin e Sadam Huseinit

B.Blashke ( ADD)1 Janar 2007

Në Irak, ushtria amerikane bombardoi një godinë, duke shkaktuar një numër viktimash, midis tyre edhe fëmijë. Ndërkohë, mijëra mbështetës të ish-pushtetmbajtësit irakian, Sadam Husein kanë vizituar varrin e tij.

https://p.dw.com/p/Aqna
Varri i Saddamit
Varri i SaddamitFotografi: AP

Gjashtë të vdekur, midis tyre dy fëmijë pati si pasojë bombardimi i një ndërtese në Bagdad. Këtë e bëjnë të ditur stacione televizive arabe. Synimi i sulmit, të një avioni ushtarak amerikan qe një shtëpi, në të cilën ndodhej qendra e Frontit të Dialogut Nacional. Zyra kryesore e një partie opozitare, së cilës i përkasin kryesisht arabë sunitë.

Ushtria amerikane bëri të ditur, se trupat e koalicionit patën zhvilluar mëngjesin e vitit të ri në një bastisje një shkëmbim të ashpër zjarri me të dyshuar si terroriste. Nga një shtëpi kundër tyre qenë hedhur madje edhe granata. Dhe kjo shtëpi i takon shefit të Frontit të Dialogut Nacional, Saleh al Mutlak. Kjo parti përfaqësohet me 11 vende në parlament. Shefi i kësaj partie, al Mutlak bëri thirrje që hë për hë të mos bashkëpunohet më me parlamentin, me qeverinë dhe me autoritetet amerikane.

Ky bombardim e sfidon minoritetin sunito-arab në Irak. Edhe njëherë më tepër. Sepse një gjë është e sigurtë ndër kohë: ekzekutimi i Sadam Huseinit rezultoi më vonë edhe njëherë më fort si provokim. Sepse ai u ushtrua në fillim të një feste fetare, në ditën e parë të festës së Kurbanit. Shumë shiitë, që kanë vuajtur nën Sadam Huseinin, e kuptuan ekzekutimin si rritje të vlerës së këtyre ditëve festive, por shumica e sunitëve arabë kuptuan të kundërtën. Ata kujtojnë se festa e kurbanit pasqyron një kohë të paqes. Kështu mund të intepretohen në mënyrë të dyfishtë edhe manifestimet e sunitëve arabë në Irak. Ata e shohin ekzekutimin e Sadamit si hakmarrje ndaj njërit prej tyre, dhe kjo në një ditë të shenjtë.

Simpatizantë të Sadamit mbajtën natën e Vitit të Ri dhe ditën e parë të vitit të ri festa përkujtimore dhe marshime proteste në qytetin e tij të lindjes, Tikrit. Ata vendosën në Tikrit cadra të përzishme dhe lexuan vargje të kuranit. Ekspertë të sigurisë ngritën barrikada në rrugë, për të pakësuar vërshimin e ithtarëve të Sadamit në Auxha në jug të vendit. Në lokalitetin el Dur, i cili ndodhet gjithashtu në rrethinat e Tikritit, u mblodhën për një demonstratë qindra mbështetës të Partisë Baath të Huseinit, e cila zyrtarisht është shpërndarë. Disa tundnin portrete të të vdekurit dhe e vlerësonin atë si martir.

Ish-pushtetmbajtësi irakian u varros mëngjesin e Vitit të Ri, 24 orë pas ekzekutimit të tij në qytetin e tij të lindjes Auxha. Në këtë fshat janë varrosur edhe dy bijtë e Sadamit, Udai dhe Kusai, të cilët u vranë në korrik 2003 në Mosul nga ushtria amerikane. Më parë u tha se Sadami do të varroset në një vend të fshehtë, në mënyrë që varri i tij të mos bëhej qendër pelegrinazhi. Por anëtarë të familjes së madhe të Sadamit u angazhuanb që kufoma të varroset në vendlindje. Më në fund, ishte presidenti amerikan, Xhorxh Bush që dha personalisht lejen për transportin e kufomës me një helikopter amerikan.