1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministrat e brendshëm dhe të drejtësisë të Bashkimit Evropian konsultohen për një politikë të përbashkët në pesë vitet e ardhshme

UIlrike Bose25 Tetor 2004

Në takimin e Ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë të Bashkimit Evropian në Luxemburg u diskutua lidhur me planin e përfolur për një procedurë të unisuar të trajtimit të kërkesave për azil në Bashkimin evropian. Por më shumë se kaq, ministrat e brendshëm të Bashkimit evropian biseduan edhe lidhur me mundësinë e pranimit dhe shqyrtimit të kërkesave për azil jashtë kufijve të Bashkimit evropian. Një rol të rëndësishëm luan këtu edhe propozimi i bërë kohë më parë nga ministri i brendshëm gjerman Oto Shili, për ngritjen e qendrave të refugjatëve në Afrikën veriore. Në axhendën e bisedimeve qëndrojnë edhe konsultimet për afatin e futjes së të dhënave biometrike në pashaportat e vendeve

https://p.dw.com/p/Ar5V

të Bashkimit evropian



Ministrat e brendshëm dhe të drejtësisë të Bashkimit evropian, të cilët filluan takimin dyditor në Luksemburg, po sjellin në këtë takim pikëpamjet e ndryshme të vendeve të BE, përsa i përket politikës së azilit. Suedia për shembull është për zhvillimin e një politike të përbashkët në çështjen e azilit, por nga ana tjetër nuk i jep shumë rëndësi mbrojtjes së përbashkët të kufirit. Gjermania synon një azhornim më të gjerë të vendeve evropiane në administrimin e mbrojtjes së kufijve evropianë, por ky vend refuzon gjuhën e përbashkët të vendeve të Bashkimit evropian në punësimin e emigrantëve. Holanda, e cila ka kryesinë e radhës së Bashkimit evropian, synon veç në këtë pikë të shënojë përparime. Pritet që ky takim dyditor të sundohet nga debati.

Në qendër të takimit në Luksemburg janë piketat që ka vene Bashkimi evropian në politikën e brendshme dhe të drejtësisë për vitin 2010. Këto objektiva njihen me emrin objektivat e Hagës. Krahas luftës kundër terrorizmit dhe çështjeve të bashkëpunimit në drejtësi dhe polici, janë temat e azilit dhe të emigrantëve ato që do të ofrojnë shumë material për debat. Ideja e ministrit të brendshëm gjerman, Shili për shqyrtimin e kërkesave për azil në qendra pranimi në Afrikën e veriut, pra jashtë Evropës, është hedhur poshtë nga Franca dhe Spanja, megjithatë interes pewr kete ka shprehur Britania e madhe.
Për këtë Shili tha se "në rast se i ndalon azilkërkuesit në udhëtimin e tyre të mëtejshëm për të kaluar detin Mesdhe, dhe i kthen andej nga kamnë ardhur, atëherë duhet të kujdesohesh edhe për strehimin e tyre. Pra çfarë duhet bërë? Ata nuk mund të zhduken papritur. Diçka duhet bërë konkretisht"- shpreh ministri i brendshëm Oto Shili.

Nëse ministrat e BE-së do të bien dakord në të gjitha çështjet e programit të Hagës të parapara për tu realizuar deri në vitin 2010, kjo nuk dihet ende. E rëndësishme është që nga takimi i Luksemburgut të dalin propopozime të vlefshme për t'u legjitimuar nga shefat e qeverive dhe të shteteve të Bashkimit Evropian në samitin e BE në nëndor.

Ndërsa çështjen po aq të përfolur të futjes së të dhënave biometrike në pashaportat e vendeve të BE-së nuk pritet të ketë diversitet. Shtetet e Bashkimit evropian synojnë që së bashku me Norvegjinë, Islandën dhe Zvicrën në të ardhmen së bashku me një foto dixhitale në pashaportë të memorizohen edhe gjurmët e gishtërinjve, me qëllim që te mënjanohen fallsifikimet. Akoma po punohet në këtë drejtim për gjetjen e teknikës së duhur. Ministri i brendshëm gjerman Oto Shili lidhur me këtë u shpreh se "duhet të merret gjithmonë parasysh se zgjedhja e një teknike dixhitale është në varësi të sigurisë së lartë që ofron ajo në drejtim të indetifikimit. Nga ana tjetër duhet patur parasysh, që kalimet e kufirit nuk duhet të vështirësohen."

Ministrat e brendshëm duhet të vendosin edhe për afatin e futjes së të dhënave biometrike. Gjermania vetë synon regjistrimin e këtyre të dhënave në pashaportë në vjeshtën e vitit të ardhshëm.