1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mitrovica në duart e Nato-s

Bekim Shehu / Prishtinë17 Mars 2008

25 policë të kombeve të bashkuara, 8 ushtarë të forcave paqerujatëse dhe dhjetra pjestarë të komuntetit serb, janë plagosur gjatë një përleshje të serbëve dhe organeve të rendit në pjesën veriore të Mitrovicës.

https://p.dw.com/p/DQHo
Policia ndërkombëtare në Mitrovicë
Policia ndërkombëtare në MitrovicëFotografi: AP

Ngjarja ndodhi, kur policia ndërkombëtare arrestoi mbi 50 serbë, të cilët që nga dita e premte po mbanin të bllokuara godinat e gjykatave që gjenden në pjesën veriore të Mitrovicës. Qindra protues të tjerë serbë që gjendeshin afër gjykatës, përdorën armët e zjarrit dhe mjete tjera shpërthyese kundër policisë. Ata i vunë flakën edhe shumë makinave të Kombeve të Bashkuara. Këtë e konfiron Besim Hoti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

Pjestarët e komuniteti serb, edhe pas përleshjes me policinë, u mblodhën duke protestuar afër urës kryesore që ndan qytetin e Mitrovicës në dy pjesë.
Ata u penguan që të kalonin në pjesën jugore të qytetit nga qindra forca të policisë dhe trupa të KFOR-it. Policia ndërkobëtare pas ngjarjeve të paradites është tërhequr plotësisht nga pjesa veriore ndërsa, situatën po e mbajnë nën kontroll trupat e NATO-s. Poashtu, forca të shtuara të KFOR-it, janë vendosur edhe në kufirin verior të Kosovës më Sebinë.

Theksohet se kufijtë e Kosovës janë të mbrojtur mirë. Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, ndërhyrjen e policisë dhe KFOR-it, për të marr nën kontroll gjykatat në pjesën veriore e cilëson një veprim të duhur.

Dhunën e serbëve të ushtruar kundër forcave ndërkombëtare e kanë dënuar fuqishëm krerët ndërkombëtare dhe udhëheqësit e institucioneve të Kosovës. Shefi I UNMIK-ut, dhe komandanti i KFOR-it, thonë se dhuna e ushtruar direkt kundër forcave mbrojtëse ndërkombëtare është shkelje flagrante e rezolutës 1244 të KS-it. Ata thonë se hyrja me dhunë e siç shprehen, huliganëve në gjykatat në pjesën veriore të Mitrovicës ishte vija e kuqe për UNMIK-un. Për këtë
janë njoftuar liderët lokal serbë dhe autoritetet e Beogradit. Krerët ndërkombëtarë thonë se në Kosovë do të respektohet rendi dhe ligji në tërë rajonin e saj dhe nuk do të tolerohet kurrfarë dhune që rrezikon jetën e qytetarëve të Kosovës. Udhëheqësit politik kosovarë, nga ana e tyre thonë se sulmi brutal i protestuesve serb ndaj mbrojtësve të rendit dhe të ligjit dëshmoi botërisht se uzurpatorëve të Gjyqit të Qarkut në Mitrovicë u pengon së tepërmi ligjshmëria, paqja dhe stabiliteti në Kosovë. Ata ju bëjnë thirrje pjestarëve të komunitetit serb që të integrohen në shoqërië kosovare, ndërsa shumicës shqiptare që të ridëshmojnë pjekurinë e tyre politike, të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien nën ndikimin e provokimeve.