1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mitrovica vazhdon ta ketë prioritet kthimin e të zhvendosurve

Fadil GASHI, Prishtinë25 Korrik 2005

Komuna e Mitrovicës përkundër pengesave që po dalin për shkak të ndarjes së qytetit, po bën përpjekje për të përmbushur standardet. Puna më e madhe po bëhet në plotësimin e standardit të tretë dhe të katërt, që janë lëvizja e lirë dhe kthimi i të shpërngulurve. Autoritet e UNMIK-ut dhe ato komunale thonë se nuk i kanë harruar të zhvendosurit dhe janë të bindur se hap pas hapi po krijohen kushtet për lëvizje të lirë dhe kthim të njerëzve në shtëpitë e veta. Megjithatë, ata theksojnë se çështja më problematike në Mitrovicë është pjesa veriore ku edhe më tej problem paraqet siguria.

https://p.dw.com/p/AqjZ
Imazh i mëhershëm nga ura mbi Ibër
Imazh i mëhershëm nga ura mbi IbërFotografi: AP

Udhëheqja komunal e qytetit të ndarë të Mitrovicës po përpiqet sipas mundësive të bëjë realitet përmbushjen e standardeve. Deri sa shumica e tyre tashmë kanë dritën e gjelbër, për të shpresuar lënë lëvizja e lirë dhe kthimi i të zhvendosurve. Në përmbushen e këtyre dy standardeve vështirësi vazhdon të paraqesë ndarja e qytetit. Sidoqoftë, Kuvendi Komunalë ka prioritet kthimin dhe integrimin e të gjithë qytetarëve të Mitrovicës pa dallim, thotë Mursel Ibrahimi, zëvendëskryetar i komunës:

“Kuvendi Komunal ka prioritet kthimin e të gjithë qytetarëve nga të gjitha komunitetet, por Mitrovica është specifike në tërë Kosovën, sepse këtu kemi të bëjmë me dy administrata: atë komunale dhe atë të UNMIK-ut në pjesën veriore të qytetit. Komuna ka aprovuar shumë projekte dhe rezoluta për një kthim të qëndrueshëm, prandaj shpresoj se edhe përkundër rrethanve të vështira janë shënuar suksese. Kështu kemi kthim të ashkalinjve në lagjn “2 Korriku”, ka kthim të konsiderueshëm të serbëve në fshatin Frashër, ndërsa po punojmë edhe në projektin për kthimin e romëve.”

Sa i përket kthimit të shqiptarëve në pjesën veriore, pengesat po paraqiten në fushën e sigurisë. Ibrahimi shprehet:

“Çështja e kthimit të shqipëtarëve në veri varet krejt tek siguria. Kohëve të fundit një donacion i fituar për Kodrën e Minatorëve ku parashihej ndërtimi i 17 shtëpive për shqiptarë në veri nga një fondacion zvicëran, dështoi për shkak se donatori nuk kishte garancë për siguri.”

Mirëpo, jo të gjithë pajtohen rreth çështjes së sigurisë. Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Nazmi Fejza i cili është nga veriu i Mitrovicës për DW tha se vlerësimet për sigurinë në pjesën veriore nuk janë krejtësisht të mbështetura në fakte:

“ Vlerësimet e bëra për sigurinë nga organet kompetente nuk janë të mbështetura deri në fund në fakte. Unë vëtë jam nga veriu I Mitorvicës dhe i di opinionet e qytetarëve serbë të Mitrovicës së veriut. Pjesa dërmuese e tyre janë jetësisht të interesuar që të ketë rend dhe qetësi në Mitorovicë, por ata janë në telashe me serbë të ardhru nga komuna tjera të Kosovës. Konstaimi se realizimi i projektit për ndërtimin e shtëpive për shqiptarë tek “Kroikri i Vitakut” dhe “Kodrën e Minatorëve” do të ndikonte në destabilizimin e situatës është i paqëndrueshëm. Në bazë të këtij vlerësimi dështuan dy projekte jetike për banorët shqiptarë që tani jetojnë larg nga shtëpitë dhe pasuria e tyre.”

Përfaqësuesi komunal i UNMIK-ut ndërkaq, vlerëson se nuk janë harruar të zhvendosurit, mirëpo Xho Kazllas është i mendimit se procesi i kthimit është shumë I vështirë dhe kompleks:

“Mendoj se procesi i kthimit të të zhvendosurve në Mitrovicë është më i rëndësishëm se kudo tjetër në Kosovë. Po bëhen përpjekje për kthimin e serbëve në fshatin Frashër dhe të romëve në mahallën rome. Mirëpo, ky process është mjaft i mundimshëm, kërkon organizim të madh, forcë e energji, por edhe para” thotë ai dhe shton:

“Ish banorët e Mitrovicës nga pjesa verore kanë të drejtën e tyre të njohur ndërkombëtare të kthehen në shtëpitë e veta. Ky ndoshta është proces i ngadalshëm, sepse është shumë kompleks mirëpo ne nuk i kemi harruar të zhvendosrit dhe jemi duke punuar shumë për kthimin e tyre.”