1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mosmarrëveshjet do të vazhdojnë

Carsten Schmiester1 Mars 2008

Tre kandidatët e mbetur si pasardhësit e mundshëm të presidentit Bush dallohen në shumë pika programore dhe personale, por janë të një mendimi në lidhje me ndihmesen e ushtarëve evropianë në Afganistan

https://p.dw.com/p/DGLB
Ushtarë të NATO-s në AfganistanFotografi: AP

George Bush e përsëriti edhe njëherë këtë javë, gjatë një konference të shkurtër për media që e dha në Shtëpinë e Bardhë së bashku em Jaap de Hoop Scheffer.


Bush: „Ne duhet të kemi kujdes, që Nato të mbetet një organizatë e rëndësishme që i sjell botës siguri dhe paqe. Ne kemi detyrime ndaj misionit të Natos në Afganistan."


Po antarët e tjerë të aleancës? Jo me të gjithë, por me shumë prej tyre, si për shembull Gjermaninë, Uashingtoni nuk është i kënaqur. Para pak kohësh kjo pakënaqësi ishte shprehur në një letër të ministrit të mbrojtjes Gates drejtuar kolegut të tij Jung, ku kërkohej që ushtarët gjermanë të luftonin edhe në jug të Afganistanit.


Ndërkohë toni është zbutur, por kërkesa ka mbetur. E sigurtë është, që kjo do të vazhdojë edhe mbas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA. Së fundi është pozicionuar edhe kandidati demokrat, Barack Obama. Ndërmjet dy aktiviteteve elektorale në aeroportin e Teksasit ai ishte shprehur për përfundimin sa më shpejt të luftës në Irak, në mënyrë që ushtria të përqendrohet në Afganistan. Dhe shtoi në adresë të evropianëve:


2. O-Ton Obama, engl.:

„Ne kemi nevojë për më shumë mbështetje nga ana e tyre dhe që trupat e tyre të mos e kenë të kufizuar zonën operative. Nuk shkon që barrën më të rëndë ta mbajnë ShBA-të dhe Britania e Madhe."


Edhe kandidatja tjetër demokrate, Hillary Clinton, është për pëfundimin e luftës në Irak në mënyrë që të fitohet lufta në Afganistan.


Clinton: „…çfarë mund të bëjmë për të arritur një prezencë të madhe të Natos në Afganistan."


Dhe përgjigja nuk është e vështirë: Presion ndaj Evropianëve, pra dhe ndaj Gjermanisë.


Ndërsa John McCain, kandidati i sigurtë i republikanëve, do të luftojë si në Irak ashtu edhe në Afganistan dhe kjo nuk do të bëhet pa ndihmën masive "të shokëve",


McCain: „Për fat të keq, disa nga këto vende u kanë vënë kufizime të konsiderueshme ushtarëve të tyre, si për shembull të mos veprojnë në jug dhe natën! Kjo duhet të përfytyrohet. Ne duhet t'i kthejmë në terren. Ata duhet të na ndihmojnë më shumë se deri tani."


Se çfarë përfitojnë Evorpianët nga kjo? I vetmi që ka bërë të qartë se bashkëpunimi amerikano-evropianë nuk duhet të jetë një rrugë me një drejtim është Obama.


Obama: „Është e rëndësishme që ne të kërkojmë më shumë nga aleatët tanë evropianë, por ne duhet të jemi të gatshëm që t'i marrim seriozisht rezervat e tyre, para së gjithash, ato që kanë të bëjnë me Irakun."