1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mospajtime mes partisë kristiandemokrate CDU dhe simotrës së saj, partisë kristiansociale, CSU

Kristof Haselbach6 Janar 2005

Megjithëse partia qeverisëse në Gjermani, SPD ka humbur shumë zgjedhës për shkak të kursit të saj të reformave, që nuk gjeti pëlqim të madh në popull, ajo e ka një avantazh krahasuar me partinë opozitare CDU. Socialdemokratët nuk kanë një parti simotër, siç kanë kristiandemokratët partinë bavareze të kristiansocialëve. Konkurenca mes CDU dhe CSU është prej kohësh një konstante në politikën e brendshme gjermane. Mospajtimet mes këtyre dy partive janë ndezur fillimisht me reformën në sistemin shëndetësor, për të vazhduar më pas me kritikën në stilin udhëheqës të shefes së kristiandemokratëve, Angela Merkel. Kjo temë është në qendër të konferencës vjetore të CSU në Bavarinë e sipërme,

https://p.dw.com/p/Ar52

në Wildbad Krojt


Para një viti barometri politik e ngrinte lart partinë kristiandemokrate CDU dhe simotrën e saj CSU. 50% e zgjedhësve do të ishin pro udhëheqjes së CDU dhe CSU, ndërsa tani përkrahja e zgjedhëve ka rënë në 40%. Shumica e politikanëve të Unionit gjerman pranojnë hapur se debati i brendshëm për sistemin shëndetësor është një nga arsyet kryesore për këtë rënie.
Politikani përgjegjës për shëndetësinë në CSU, Horst Seehofer u shpreh para fillimit të konferencës, se koncepti mbi reformën shëndetësor i CDU dhe CSU do të dështojë përfundimisht deri në zgjedhjet e 2006, sepse është e pamundur që ai të financohet. Seehofer megjithatë nuk do të qëndrojë i heshtur. Në një intervistë për gazetat gjermane ai u shpreh para pak ditësh, se ai e sheh si detyrim të tijin të mbrojë edhe interesat e atyre me më pak të ardhura, pra për drejtësinë sociale, gjë e cila i mungon tek partia e tij. Akuza kundër stilit drejtues të Angela Merkelit, kryetare e Partisë kristiandemokrate, vinë edhe nga shefi i grupit parlamentar të CSU për landin e Bavarisë, Michael Glos. Glos u shpreh:"Aftësia e saj për të punuar në grup ka nevojë për përmirësim. Mendoj se zonja Merkel tanimë është forcuar mjaft në pozicionin e saj si udhëheqëse e CDU-së por edhe si drejtuese e fraksionit. Këshilla ime, është që ajo të reflektojë dhe të qetësohet, kjo nuk duhet marrë si kritikë, përkundrazi kjo qetësi do t'a sjellë atë edhe më pranë zgjedhësve. Për vitin e ardhshmëm unë jam optimist përsa i përket marrëdhënieve në Unioni."
Ky lloj optimizmi mund të jetë disi i përshpejtuar. Si Glos ashtu edhe Merkel publikisht flasin për ndërprerjen e sulmeve politike dhe bashkimin në Union. Por pas intervistave të fundit nuk ka ndryshuar shumë. Duhet përmenduar edhe fakti se Merkel do të qëndrojë larg konferencës vjetore të CSU në Krojt. Bashkimin, Unioni po e kërkon në politikën e jashtme. Grupi parlamentar i CSU për Bavarinë ka ftuar në Krojt, Nikolas Sarkozin, kryetarin e partisë konservatore franceze. CSU synon me këtë të gjejë një aleat për mospranimin e Turqisë si anëtare të plotë në Bashkimin evropian por vetëm partneritet të privilegjuar. Por edhe në këtë pikë janë parashkuar debatet brenda Unionit. Angela Merkel nuk arriti ta shesë idenë e saj të partneritetit të privilegjuar me Turqinë as miqve të saj politikanë në CDU. Ka politikanë konservativë në Gjermani, të cilët duan që Turqia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Kështu pra tani për tani dëshira e Unionit për bashkim aktualisht është jorealiste.