1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

MPJ austriake Plassnik: "Çështja e Ballkanit mund të zgjidhet vetëm së bashku me Rusinë dhe me SHBA-të"

17 Maj 2005

Ministria austriake e Punëve të Jashtme, Ursula Plassnik, është duke zhvilluar këto ditë bisedime me fuqitë e mëdha, sepse në gjashtëmujorin e parë të vitit 2006, kur Austria do të jetë presidente e radhës e BE-së do të vendosen themelet për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

https://p.dw.com/p/ArEP
MARINA ABRAMOVIĆ - Performance "Balkan Baroque 1997" paraqitur në ekspozitën "Grykave të Ballkanit" në Fridericianum në Kassel
MARINA ABRAMOVIĆ - Performance "Balkan Baroque 1997" paraqitur në ekspozitën "Grykave të Ballkanit" në Fridericianum në KasselFotografi: presse

Në një bisedë me të përditshme austriake "Die Presse" Plassnik tha se "çështjen e Ballkanit mund ta zgjidhim vetëm së bashku me Rusinë dhe me SHBA-të".

Sikurse para 50 vjetësh kur u nënshkrua marrëveshja shtetërore për Austrinë duhet që edhe tani të krijohet një situatë e re prej së cilës të përfitojnë të gjithë, Ballkani Perendimor, Rusia dhe SHBA-të, tha Plassnik. Vizioni i MPJ austriake është që në 10 vjetët e ardhshme përveç Kroacisë në BE duhet të anëtarësohen edhe Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Shqipëria. Ajo do të zhvillojë për këtë edhe bisedime me Sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Kofi Ananan, sepse është kompetencë e tij që të organizojë një konferencë për të sqaruar nëse Kosova do të shpallet e pavarur apo do të mbetet pjesë e Serbisë.