1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mundëson heqja e simboleve fetare bashkëekzistencën mes feve të ndryshme?

Andreas Noll9 Dhjetor 2005

Para 100 viteve, më 9 dhjetor 1905, u shpall në Paris ndarja e shtetit prej kishës. Në këtë ligj bazohet ndalimi i përdorimit të shamisë në shkollat franceze apo i kryqeve

https://p.dw.com/p/Aqs3
Vajza myslimane
Vajza myslimaneFotografi: AP

Nuk ka dyshim: Kisha e fuqishme katolike në Francë pësoi një sulm të ndjeshëm më 9 dhjetor të vitit 1905. Papa në Vatikan ishte shumë i zemeruar dhe shume besimtarë ishin të gatshem për kryengritje. Pasojat e ligjit ishin të konsiderushme: Anulimi i mbështetjes finaciare, tërheqje përfundimtare prej mësimit fetar në shkollat shtetërore dhe ndërprerje e propagimit të Kishes në hapësirat publike. Deri më sot nuk është e lejuar që një punëmarrës të pyesë për përkatësinë fetare të punëtorit-madje as vetë shteti nuk e di se sa katolike, muslimane dhe protestantë jetojnë në Francë. Mirëpo,edhe këto ligje republikane kanë kufijtë e tyre, thekson profesori i Institutit gjermano-francez në Ludvigsburg Henrik Uterëedde: "Së pari ligji i vitit 1905 dhe koncepti i laicizmit kanë formuluar një kërkesë. Në këtë shembull është dëshmuar neutraliteti i shtetit kundruall të gjitha feve. Se realiteti ndryshe këtë nuk e vë askush në dyshim. Përplasja midis pretendimit dhe realitetit në mënyrë të veçantë bëhet e qartë në ballafaqim me islamin dhe ithtarët e tij.
Vlerësohet se mbi 4 milionët muslimane që jetojnë në Francë paraqesin komunitetin më të madhe në Evropë. Ndarja strikte e shtetit prej fesë paraqet këtu edhe vështirësi, thotë Hannane Harrath nga universiteti i Sorbonës: "Nëse shikohet historia dhe tekstet e kuranit, atëherë vërehet, se islami nuk bën ndarjen në mes politikës dhe religjionit."

Në Francë ka shkaktuar grindje para së gjithash diskutimi për mbajtjen e shamisë në shkollë. Debati është nxitur që para 15 vjetëve, kur në perëndim të Francës, në Chreil u dëbuan nga mësimi dy vajza për shkak të mbajtjes së shamisë. Për shkak se shkolla synonte të ruajë prestigjin e saj të krijuar mbi bazat e vlerave republikane, drejtori vendosi të largojë nga shkolla vajzat me shami. Pas këtij rasti edhe shkollat tjera vazhduan të njëjtën praktikë.

Pas shumë viteve me çështjen e të drejtës së mbajtjes së shamisë është marrë një grup mbipartiak ekspertësh të autorizuar nga presidenti Zhak Shirak. Ky grup pune synonte gjetjen e një zgjidhjeje duke pasur parasysh edhe faktin, se shteti dëshironte të evitojë mundësinë e forcimit të grupeve fundamentaliste në Francë. Kryetari i Komisionit Bernard Stasi thotë: "Ka mënyra të sjelljes, të cilat ne nuk mund t'i tolerojmë në Francë. Ka forca, të cilat publikisht dëshirojnë destabilizimin e republikës. Është koha që republika të mbrohet dhe të tregojë kufijtë e tolerancës""

Prej shtatorit të 2004-s është e ndaluar mbajtja në shkolla shteterore e shamisë dhe simboleve të tjera fetare, qofshin ato edhe kësula hebreje, apo edhe kryqit të madh tek të krishterët. Në raste ekstreme personi mund të rrezikohet edhe me largimin nga shkolla. Këto parime mbështeten ne frytet e fitores se republikës,ndërsa kundërshtaret si prindi i nje vajze që mban shami mendon, se kjo është dëshmi e shtypjes shtetërore: "Këtu largohen nga shkolla vajzat vetëm për shkak të pamjes së tyre të jashtme.Nuk ka të bëjë me çështjen e simboleve fetare. Ato janë larguar nga shkolla, sepse e kane emrin Dunja dhe Cholud dhe se ne kokë bartin shami moderne.
Siç duket rregullat e reja janë pranuar. Shumica e nxënëseve dhe shoqatave liberale të moderuara islame ne France i kanë pranuar rregullat e reja. Por nëse ky ligj do të mbajë të fuqishme bashkëekzistencën ndërmjet pjesëtarëve të feve të ndryshme, kjo është çështje e diskutueshme.