1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

130511 Plagiatsjäger Internet

17 Maj 2011

Për një numër gjermanësh, ca më pak e ca më shumë të njohur janë zbuluar gjatë javëve të kaluara se kanë kopiuar tekste nga të tjerët,në punimet e tyre për mbrojtjen e temës së doktoraturës.

https://p.dw.com/p/11HZA
Dizertacioni i Karl-Theodor zu Guttenbergut
Dizertacioni i Karl-Theodor zu GuttenbergutFotografi: picture alliance/dpa

Ish ministri i mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg, politikania e DFP-së, Silvana Koch-Mehrin dhe vajza e ish kryeministrit bavarez Edmund Stoiber, Veronica Saß. Ata kanë kopiuar tekste nga të tjerët në punimet e tyre për mbrojtjen e temës së doktoraturës. Një rol të rëndësishëm për këtë zbulim kanë luajtur të ashtuquajturit gjahtarët e plagjiaturave në internet. Në platformat e internetit si "Plagipedi", "GuttenPlag" apo "VroniPlag" ata kanë bashkuara forcat që të hetojnë së bashku doktoraturat e njerzëve publikë.

Lista e objektivave të mundshme për gjuetarët e plagjiaturave është e gjatë: janë më shumë se 200 teza të doktoraturës, të propozuara për shqyrtim nga platforma e internetit PlagiPedi. Në mesin e tyre edhe veprat e njerzëve të famshëm si kancelarja federale Dr. Angela Merkel, ish-kancelari Dr. Helmut Kohl dhe shefi i Bankës Gjermane Dr. Josef Ackermann.

Edmund Stoiber me të bijën, Veronica Sass
Edmund Stoiber me të bijën, Veronica SassFotografi: dapd

Se kush fshihet saktësisht pas gjuetarëve të plagjiaturave në internet është ende e paqartë. Shumica e tyre punojnë me pseudonime. "Dr. Martin Klicken" është përgjegjës për kontaktin me mediet. Por ai nuk do ta thotë emrin e tij të vërtetë. Pyetjeve të gazetarëve ai preferon t'i përgjigjet me shkrim. Ai është inxhinier i sukssesshëm në Gjermaninë Veriore, shkruan për veten e tij "Dr. Klicken" dhe është duke planifikuar një karrierë shkencore. Fatkeqësisht një person që zbulon mashtrimet gëzon ende në shumë fusha reputacionin e një tradhëtari. Për sa kohë të mos ndryshojë kjo ai nuk e sheh të arsyeshme që të rrezikojë karrierën e tij si profesor në një shkollë të lartë. Pseudonimi i ofron atij një lloj mbrojtjeje.

Deri në 1000 vullnetarë si "Dr. Klicken" mendohet të kenë marrë pjesë në hetimin e tezës së doktoraturë së ish ministrit të Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttneberg. Vetëm brenda pak ditësh ata kanë arritur të dokumentojnë huazime të shumta, të pacituara me emër në tekstet e zu Guttenbergut. Bashkëpunimi është i hapur për të gjithë. Rezultatet kontrollohen në fund nga disa ndihmës. Instrumet i rëndësishëm është maqina e kërkimit në internet Google: pjesët e dyshimta të tekstit futen në Google dhe tërhiqen paralele me tekste të tjera të ngjashme në internet.

Silvana Koch-Mehrin, politikane e partisë së liberalëve demokratë jep dorëheqjen
Silvana Koch-Mehrin, politikane e partisë së liberalëve demokratë jep dorëheqjenFotografi: AP

Shumica e vullnetarëve siç duket janë nga rrethi akademik, studentë apo doktorë shkemcash. Njerëz të cilët si Dr. Klicken zemërohen me mashtrimet dhe kopjimet që bëhen gjatë përgatitjeve të tezës për mbrojtjen e doktoratirës. Specialistët për hetimin e plagjiaturave si shkencëtari Dr. Stefan Weber e përshendesin punën e aktivistëve në internet. "Ky është një korrigjim i rëndësishëm i punës që duhet të bënin universitetet vitet e fundit. Siç duket ka munguar kontrolli i saktë për plagjiaturat, siç duket kanë munguar kërkimet e tilla si këto me Google tani, tezat e doktoraturës nuk janë lexuar me saktësi dhe tani papritmas kemi një rrjet kolektiv, i cili punon me përpikmëri të madhe e cila në të vërtetë është e pabesueshme dhe e pamundur që të bëhet nga një person dhe këtë unë e vlerësoj si shumë pozitive."

Ka vite që me kërkesën e universiteteve dhe punëdhënësve Weber shqyrton tezat e doktoraturave për plagjiatura të mundshme. Plagjiaturat e publikuara deri tani për të janë vetëm maja e Ajsbergut. "Në medie aktualisht kemi një diskutim për vetëm pak raste: Guttenberg, Koch-Mehrin, të bijën e Stoiberit. Nëse ne flasim për një një skandal plagjiature, flasim për një aferë plagjiature dhe fokusohemi vetëm në këto raste atëherë krijohet përshtypja se çësthja ka të bëjë vetëm me disa vetë apo vetëm me politikanët. Por skandali i vërtetë është se siç duket çdo vit ka dhjetëra apo qindra raste të tilla të cilat gjatë viteve të kaluara janë fshehur nga universitetet. Kjo është e keqja..."

Demostratë për dorëheqjen e Karl-Theodor zu Guttenberg beim Rosenmontagszug durch Köln. Der Rosenmontagszug ist der Höhepunkt des Rheinischen Karnevals. Foto: Henning Kaiser dpa/lnw +++(c) dpa - Bildfunk+++
Demostratë për dorëheqjen e Karl-Theodor zu GuttenbergFotografi: picture alliance/dpa

Megjithatë Weber nuk e hedh fajin vetëm tek plagjiatorët por edhe tek profesorët: "Këta janë profesorë që dikur lodhen nga mosha ose profesioni, të cilët nuk i lexojnë punimet me saktësi, janë profesorë që kanë marrë shumë çmime dhe fillojnë dikur që punimet të cilat dorëzohen tek ata mos t'i lexojnë me saktësi dhe të japin vlerësime sipërfaqësore. Natyrsht që një rol tek disa profesorë luan edhe përtacia. Një faktor i tretë është mungesa e komptencës së nevojshme teknike. Kryesisht nga kjo janë të prekur profesorët e brezit të vjetër, të cilët nuk i njohin sa duhet programet e internetit si Google apo Web 2..."

Autor: Nils Naumann/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama