1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në kërkim të rrugëdaljes nga kriza

Clemens Verenkote10 Dhjetor 2006

Presidenti palestinez, Mahmud Abaz shpall organizimin e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe presidenciale. Hamasi radikal kundërshton, duke deklaruar se Mahmud Abaz nuk e ka të drejtën e shpalljes së zgjedhjeve të reja

https://p.dw.com/p/ArJw
Mahmud Abaz
Mahmud AbazFotografi: AP

Presidenti palestinez, Mahmud Abaz ka vullnetin që të shpërndajë parlamentin e dominuar nga Hamasi dhe të shpallë thirrjen e zgjedhjeve të reja. Anëtari i komitetit ekzekutiv të organizatës palestineze për çlirimin (PLO), Jarar u shpreh se këtë Abaz e vendosi gjatë zhvillimit të mbledhjes së organizatës palestineze për çlirimin. Megjithatë Abaz do të lejojë një deriçkë të hapur për kompromisin me Hamasin. Planet e tij ai do t'ja bëjë të ditur popullit paletinez javën e ardhshme përmes një fjalimi televiziv, ku edhe do të precizohet më shumë ideja e zgjedhjeve. Do të ketë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale.


Me këtë synohet të mënjanohet një nga arsyet themelore të luftës për pushtet mes Hamasit dhe Lëvizjes Fatah. Presidenti Mahmud Abaz u zgjodh në janar të vitit 2005 nga shumica si presidenti i autoritetit autonom palsetinez, e pasardhës i Jaser Arafatit. Ndërsa një vit më vonë gjatë zgjedhjeve parlamentare, Hamasi arriti të marrë shumicën e votave në këshillin legjislativ.

Ndërkohë që Abazi dhe organizata palestineze për çlirimin e kanë njohur që në vitet 90-të Izraelin dhe përmbyllën marrëveshjen për krijimin e autoritetit autonom palestinez, Hamasi ka kundërshtuar edhe pas ardhjes në pushtet në mars të 2006-s, ndërmarrjen e një hapi të tillë. Islamistët kanë argumentuar se marrëveshjet me Izraelin nuk kanë sjellë pavarësiën shtetërore, por përkundrazi kufizimin e vazhdueshëm të lirisë së palestinezëve. Prandaj nuk ka njohje të Izraelit, sipas Hamasit.

Ndërkohë që Mahmud Abaz synon dhënien fund të bojkotit financiar nga ana e perëndimit dhe Izraelit. Sa kohë që Hamasi është në qeveri nuk do të ketë heqje të sanksioneve, të cilat brenda treçerekut të vitit kanë sjellë uljen drastike të standartit jetësor të palestinezëve.

Vetëm para një jave Abazi i deklaroi të dështuara negociatat disamujore me Hamasin për krijimin e qeverisë së koalicionit, këtë në prani të ministres së jashtme amerikane Kondoliza Rajs.

Nga ana e Hamasit, Mahmund Abazi u ironizua si lake i amerikanëve dhe izraelitëve. Tanimë presidenti palestinez synon daljen nga kriza vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme. Një afat për to nuk është përcaktuar ende, por sipas gjasave ato mund të zhvillohen në katër apo pesë muajt e ardhshëm.