1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Në Xhihad me pasaportë evropiane" - Shumica e terroristëve në Evropë dhe në Amerikën e Veriut kanë qenë emigrantë

22 Korrik 2005

Qysh nga 11 shtatori 2001 ka një fluks të madh botimesh lidhur me terrorizmin islamik. Por pothuajse asnjëri prej studimeve të shumta në aspektin e kriminologjisë, politikës, kulturës, fesë apo studimeve shkencore mbi prejardhjen dhe përbërjen e Xhihadit në përgjithësi nuk bazohet në metodat moderne të shkencave shoqërore. Dy studjues amerikanë për herë të parë janë përpjekur të studjojnë aktivitetet terroriste në vendet perëndimore duke u bazuar në metodën kuantitative. Në vijim pjesë nga artikulli i Nokolas Buse botuar në "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

https://p.dw.com/p/ArOa

Qysh nga 11 shtatori 2001 ka një fluks të madh botimesh lidhur me terrorizmin islamik. Por pothuajse asnjëri prej studimeve të shumta në aspektin e kriminologjisë, politikës, kulturës, fesë apo studimeve shkencore mbi prejardhjen dhe përbërjen e Xhihadit në përgjithësi nuk bazohet në metodat moderne të shkencave shoqërore.

Robert Leiken dhe Steven Broke të institutit studimor në Uashington "Nixon Center" kanë arritur në përfundimin befasues, se grupi më i madh i terroristëve islamistë në Evropë dhe në Amerikën e Veriut nuk vjen nga Lindja e Mesme apo nga vendet në zhvillim, por nga vetë Perëndimi. Të dy stusjuesit konstatojnë një lidhje mes terrorizmit dhe migracionit. Shumica e terroristëve janë emigrantë në vendet perëndimore.

Si bazë për këtë studim kanë shërbyer të dhënat e regjistruara mbi terroristët. Leiken dhe Broke kanë përpiluar një databejz ku kanë përfshirë 373 terroristë islamikë, të cilët janë akuzuar nga viti 1993 deri në 2004 në Evropën Perëndimore dhe në Amerikën e Veriut. Rezultatet e para të dy studjuesit i përmblodhën në qershor 2005 në një dokument që nuk është publikuar. Të dhënat janë mbledhur nga burime të disponueshme, nga raportet e mediave, dokumentet e gjykatave ose të qeverive si dhe nga studime të publikuara prej instituteve studimore dhe organizatave joqeveritare. Si bazë për këtë tezë kanë shërbyer megjithatë vetëm antarët e grupeve ndërkombëtare sunite të terroristëve, të ngjashme me rrjetin e Al Qaidës. Grupet palestineze, si p.sh. Hizbullah e Libanit nuk janë përfshirë në studim, sepse aksionet e tyre nuk janë klasifikuar si pjesë e "luftës së përgjithshme Xhihad", por si aksione lokale kundër Izraelit.

Duke marrë parasysh të gjitha këto kufizime nga databejzi rezultojnë njohuri interesante. Kështu hidhet poshtë teza aq e përhapur edhe këtu në Gjermani, se terrorizmi është në thelb një problem i Lindjes së Mesme. Më pak se gjysma e terroristëve të regjistruar nga Leiken dhe Broke kanë lindur në Lindjen e Mesme. 41% e tyre kanë nënshtetësinë e vendeve të BE-së ose të Amerikës së Veriut dhe 36% e kanë prejardhjen nga vendet e Magrebit. Vetëm 17% e tyre kanë kombësi nga vendet e bërthamës arabike: si Egjipti, Iraku, Jordania, Siria, Izraeli dhe territoret e pushtuara palestieze. Ndërsa vetëm 3% vijnë nga vendet aziatike si Maljazia, Indonezia, India dhe Pakistani.

Nga materiali i këtij databejzi mësohet, se ç´rol të rëndësishëm luan emigracioni dhe afërsia gjeografike me botën myslimane për stërvitjen e celulave terroriste në vendet perëndimore. Interesant është fakti i konstatuar prej dy studjuesve amerikanë Leiken dhe Broke, se emigracioni ilegal nuk luan ndonjë rol në grupin e terroristëve të rregjistruar në databejz. Vetëm 6% e personave të përfshirë në këtë studim kanë ardhur ilegalisht në vendet perëndimore. 33% e tyre kanë pasur vizë turistike, vizë studimi, ose vizë pune apo biznesi. 23% kanë qenë në procedurë azilimi dhe 38% kanë pasur nënshtetësinë e një vendi evropian. Të bie në sy edhe fakti që 9% apo 35 nga 373 terroristët e përfshirë në studim kanë qenë të konvertuar. Krahasuar me numrin e popullsisë myslimane kjo shifër është e konsiderueshme. Sipas studjuesve Leiken dhe Broke konfirmohen të dhënat e shërbimeve sekrete, se Al Qaida po përpiqet në mënyrë të intensifikuar që të fitojë për vete persona "që nuk bien në sy", ndër të konvertuarit bëjnë pjesë edhe gra. Studjuesit kanë nxjerrë në databjezin e tyre edhe informacione për mënyrën se si i ka organizuar Al Qaida sulmet.