1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndërmjet traumës dhe fillimit të ri

Sabine Müller22 Dhjetor 2006

Dy vjet pas tsunamit ministrja Vicorek Coj (Wieczorek-Zeul) viziton provincën Açeh

https://p.dw.com/p/ArJp
Banda Açeh pas tsunamit, janar 2005
Banda Açeh pas tsunamit, janar 2005Fotografi: picture-alliance / dpa

Dy vjet pas cunamit ministrja gjermane e ndihmës për zhvillimin Heidemarie Vicorek Cojl ka vizituar për herë të parë provincën Açeh, për të krijuar atje një përshtypje për punën e kryer nga gjermanët për rindertimin.

Nga lart Açeh duket e gjelbëruar dhe e bukur. Kush fluturon mbi provincën me helikopter sheh plazhe të arta dhe vegjetacion të dendur tropikal. Që dy vjet më parë tsunami bëri këtu kërdinë, këtë ta kujtojnë vetëm pak vende përgjatë bregdetit. Atje ku plazhi është ende si baltë i murrmë dhe ku uji i valës gjigante vazhdon të mbulojë disa zona të ulta. Ministrja gjermane për zhvillimin Hajdemari Vicorek Cojl kthehet e trazuar nga fluturimi me helikopter.

"Ndjej edhe pikëllim kur mendoj për ata që humbën jetën nga përmbytja. Por natyrisht që sheh se çfarë pune e madhe rindërtuese është bërë."

Tsunami mori në Açeh pothuajse 130.000 jetë njerëzish dhe shkatërroi 120.000 shtëpi. Por nga kjo nuk dallon më asgjë. Natyrisht shtëpitë e shumta të ngritura por të papërfunduara dhe komplekset e reja me dhjetëra ndërtesa identike tregojnë se dy vjet më parë këtu nuk mbeti gur mbi gur, por para së gjithash ato tregojnë që që atëherë është arritur jashtëzakonisht shumë. Mjeku Salvatore Schmidt mbërriti në vend me ushtrinë gjermane pak pas tsunamit dhe ndihmoi në rindërtimin e një spitali. Tani ai qëndron përpara ndërtesës së bardhë dhe është i impresionuar.

"Kur shikon se çfarë pamjeje ka ajo tani dhe e krahason me gjendjen e atëhershme duhet thënë se këtu është arritur shumë. Njerëzit këtu dhe organizatat e ndihmave kanë bërë një punë të mrekullueshme. Ata kanë pastruar terrenin, kanë ndërmarrë shumë nisma dhe projekte për të përgatitur gjithçka në mënyrë të tillë që ato të mund të shfrytëzohen vërtet."

Një shkollë e mesme gjenden një kilometër e gjysmë larg bregdetit. Pas tsunamit ajo ishte shkatërruar krejtësisht. Ndërkohë këtu ndjekin përsëri mësimin 500 djem dhe vajza. Tani ata po kërcejnë dhe po bëjnë muzikë në sallën e madhe për vizitorët nga Gjermania. Heidemarie Wieczorek-Zeul ka sjellë përforcime me vete: një nxënëse dhe një mësuese të gjimnazit Werner Seelenbinder në Fürstenwalde të Brandenburgut. Kto dy shkolla kanë lidhur partneritet, brandenburgasit kanë mbledhur tashmë disa mijëra euro dhe i kanë dërguar në Aceh. Deri tani të dyja njiheshin vetëm nga letrat. Gjermanët kanë ardhur për të parën herë dhe mësuesja Sabine Messing ftohet në podiumin e vogël.

"Jam krejt e befasuar dhe shumë e emocionuar nga pritja e përzemërt që na bëtë."

Brandenburgasit kanë sjellë një kaush me sheqerka, harta, libra mësimorë dhe një çek me vlerë 500 euro.

Dëgjon shumë histori pozitive në Açeh, por vjen edhe koha e kujtimeve. Drejtorja e shkollës dhe zëvendësdrejtori tregojnë se të dy kanë humbur prej Cunamit anëtarët e familjes. Derdhen lotë, edhe të ministres.

Nga pamja e jashtme mund të mos dallohet shumë nga tsunami që vërshoi mbi çceh dy vjet më parë, por në mendje trauma nuk është harruar ende. Madje edhe ata që shohin përpara nuk janë pa shqetësime dhe pa dyshime për sa i takon të ardhmes. Christoph Müller i Kryqit të Kuq Gjerman:

"Në Açeh ka një boom, në sektorin e ndërtimit dhe në degë të tjera të ekonomisë, para së gjithash për arsye të ndihmës humanitare. Por kjo nuk do të vazhdojë pafundësisht."

Sepse pas dy apo tre vjetësh rindërtimi do të jetë përfunduar dhe organizatat e ndihmës do të largohen. Se si do të vazhdojë pastaj jeta në Açeh këtë nuk është në gjendje ta thotë sot askush.