1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndërrim politike në drejtim të lindjes

Ute Schaeffer28 Korrik 2004

Ukraina i vë vizë në doktrinën ushtarake synimit për hyrje në BE dhe NATO

https://p.dw.com/p/ArGn
Presidentët Leonid Kuçma dhe Vladimir Putin
Presidentët Leonid Kuçma dhe Vladimir PutinFotografi: AP

Si gjithnjë në rast lajmesh nga Ukraina edhe këtë herë lajmi mbërriti me vonesë në Perëndim. Pas vitesh përpjekjesh për afrim me Perëndimin Ukraina i kanë vizë synimit për pranim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Çasti për dekretin presidencial ishte zgjedhur me zgjuarsi. Pasi presidenti ukrainas Leonid Kuçma u takua në këtë ditë për samitin e zakonshëm Ukrainë-Rusi me homologun e tij Vladimir Putin. Mos vallë një shenjë lëpirjeje? Me siguri që kështu ishte sepse presidenti ukrainas ka nevojë për mbështetjen e Moskës për të përmbushur interesat e veta në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Duhet të fitojë një kandidat që mbron interesat e Kuçmës dhe të grupeve të interesit të lidhura me të. Me sa duket ky kandidat do të jetë kryetari i qeverisë Viktor Janukoviç.

Shprehja e Kuçmës është një lëvizje e qartë në fushatën zgjedhore që po fillon. Me politikë pro-ruse mund të fitohen vota. Gjithashtu mund të sigurohet mbështetja ruse për "kandidatin e pushtetit", Janukoviç. Me shprehjet e tija Kuchma synonte para së gjithash votat e zgjedhësve në lindje të Ukrainës, ku Janukoviç ka bazën e vet, mendon eksperti gjerman për Evropën Lindore Reiner Lindner nga Universiteti i Konstancës:

"Për çastin Kuçma kërkon të gjejë një pasardhës, i cili mund të marrë pozicionin e tij dhe është në gjendje të përfaqësojë interesat e tija. Dhe ky duhet të jetë një kandidat që zgjidhet kryesisht me votat e Ukrainës lindore; përballë kandidatit të opozitës Viktor Jushçenko, i cili do të mobilizojë fuqishëm votat e Ukrainës perëndimore dhe qendrore. Kjo do të thotë që shpallja si doktrinë ushtarake duhet vlerësuar për çastin para së gjithash nga këndvështrimi i taktikës zgjedhore."

Që pas këtij vendimi të Kuçmës qëndrojnë interesa të qarta zgjedhore të klanit nga rajoni industrial lindor Doneck, kjo duket.

Nga ana tjetër deklarata e Kuçmës shënon një ndryshim kursi, për sa i takon politikës së jashtme të Ukrainës. Sepse për dhjetë vjet me radhë ish-republika sovjetike ishte përpjekur për pranim në NATO si dhe në Bashkimin Evropian. Anëtarësia e plotë në Bashkimin Evropian është synim strategjik dhe konstant në politikën e jashtme, deklaroi vetëm disa muaj më parë Kuçma. Por sigurisht pa korrur sukses të madh. Kievit nuk ju dha premtimi për ndonjë afat dhe Bashkimi Evropian dhe NATO-ja patën theksuar vazhdimisht që ishte ende herët për të folur për anëtarësim të plotë të Ukrainës. Në vend të kësaj Bashkimi Evropian hartoi konceptin e "fqinjësisë së re", gjë që e zemëroi së tepërmi Kievin. Në të Ukraina u vendos në të njëjtin nivel me shtetet e Magrebit ose me Republikën e Moldavisë. Zhgënjimi në Ukrainë ishte i jashtëzakonshëm dhe deklarata aktuale është shprehje e këtij zhgënjimi.