1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndahet nga jeta "Queen of Soul", Aretha Franklin

16 Gusht 2018

Ndërroi jetë nëmoshën 76 vjeçare legjenda e muzikës soul Aretha Franklin, njoftuan të enjten (16.08) mediet në SHBA.

https://p.dw.com/p/33GyW
Sängerin Aretha Franklin
Fotografi: AP

Në vitin 2018 Franklin, e cila në karrierën e saj prej disa dekadash ka fituar 18 herë çmimin prestigjoz amerikan të muzikës Grammy, u diagnostikua me kancer. Më 16 gusht 2018, në moshën 76 vjeçare legjenda e muzikës soul, Aretha Franklin, njoftuan të enjten mediet në SHBA.

USA Aretha Franklin beim International Jazz Day
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/C. Kaster

Aretha Louise Franklin lindi më 25 mars 1942 në Memfis. Ajo ishte këngëtare, kompozitore dhe pianiste. Atë e kanë cilësuar gjatë karrierës së saj muzikore si "First Lady of Soul" dhe "Queen of Soul".

Aretha Franklin gestorben
Fotografi: picture-alliance/Globe/Zumapress

 

Spektri muzikor i saj përfshin edhe R&B, Jazz e deri tek pop e dance. Hit i saj numër një "Respect" u kthye në himnin e lëvizjes afro-amerikane të lirisë dhe të gruas. Revista e muzikës "Rolling Stones" në vitin 2010 e kurorëzoi atë si këngëtaren më të mirë të të gjitha kohërave. Franklin bën pjesë ndër interpretueset me numrin më të madh të disqeve të shitura në mbarë botën.