1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndarja e sirianëve me të kaluarën

Kersten Knipp/Angjelina Verbica29 Gusht 2012

Pas rrëzimit të Asadit sirianët duhet të krijojnë një perceptim të ri për shtetin. Bazat për këtë i vendosin pjesëmarrësit e seminarit "The Day After". Por vështrimi pas është i dhimbshëm.

https://p.dw.com/p/15yBi
Fotografi: Reuters

Akoma presidenti Baschar al-Assad mbahet në pushtet, por lojërat për planin e një Sirie pa të kanë filluar. "The Day After: Supporting a Democratic Transition in Syria“ quhet grupi i punës i opozitarëve, të cilët në Berlin nën ombrellën e "Fondacionit shkenca dhe politika" kanë përpiluar propozimet për një rend demokratik të vendit pas rrëzimit të presidentit. Ata janë marrë edhe me çështjen, se si mund ta rivlerësojë Siria historinë e fundit të saj, një e kaluar, faza më e dhunshme e së cilës bie në vitin e fundit, por që historikisht shkon më tej.

"Një shoqëri thellësisht e plagosur"

Me pasojat e dekadave të fundit, thotë antropologia dhe publicistja Afra Jalabi, sirianët do të merren edhe shumë vite, tepër represiv ka qenë sundimi i Hafezit dhe i djalit të tij Bashar al-Assad, saqë ta shlyejë thjesht koha. Rëndësi qendrore ka që bashkëvendasit e saj duhet të përpunojnë në mënyrë adekuate politikat represive të regjimit dhe të kthehen në kushte mundësisht normale. Por kjo i sjell ato para sfidave të mëdha. "Sepse Siria është një shoqëri thellësisht e plagosur."

Opozitarë sirianë në Berlin
Opozitarë sirianë në BerlinFotografi: picture-alliance/dpa

Këto plagë kanë shkaqe të shumëanshme, që janë të lidhura ngushtë me sundimin e babait dhe birit Assad. Se çfarë ka qenë ky sundim, është e vështirë të imagjinohet jashtë Sirisë, shpjegon Jalabi. "Zor se takon në vend dikë, që nuk ka të afërm, që të mos jenë vrarë, apo nuk kanë kaluar një kohë në burg. Për ironi nga kjo janë prekur edhe pjesëtarë të regjimit." Ajo vetë ka një të njohur, që ka kaluar 31 vjet në burg dhe pa padi formale. Sipas thashethemeve regjimi vetë nuk është shprehur kurrë zyrtarisht, autoritetet kanë dyshuar se ai ka kontakte me opozitën në ilegalitet. Këto fajësime ai i ka kundërshtuar gjithmonë. Megjithatë ai ka qenë për disa dekada në burg. "Kur ai hyri në burg, djali i tij ishte një vjeç. Kur doli i biri ishte 32." Ka shumë sirianë të pafajshëm me fate të ngjashme, shpjegon Jalabi. Gjithashtu ka edhe shumë të zhdukur. "Ndoshta nuk jetojnë më. Por me siguri nuk e dimë"

Anthropologja siriane Afra Jalabi
Anthropologja siriane Afra JalabiFotografi: Afra Jalabi

Nuk ka sundim ligji nën Asadin

Së pari duhet rivendosur besimi i njerëzve tek shteti, thotë aktivisti dhe mbrojtësi i të drejtave të njeriut, Rami Nakhla, i cili bën gjithashtu pjesë në grupin e punës. Sirianët nuk kanë vuajtur vetëm nën dhunën e regjimit, ata kanë perjetuar edhe se jo të gjithë ishin të barabartë para ligjit. Në Sirinë e Assadit secili e dinte se nuk ka sundim të ligjit. Atë që kishte lidhje të mira, atë që kishte pushtet dhe para nuk e kapte ligji." Prandaj, thotë ai, opozitarët e mbledhur në Berlin, mundohen të vendosin parim të përgjithshëm sundimin e ligjit, që nuk njeh përjashtime. "I varfër, apo i pasur, i njohur apo i panjohur: Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët e Sirisë."

Luftime në Aleppo
Luftime në AleppoFotografi: Getty Images

Ballafaqimi me të kaluarën

Me qëllim që sirianët të distancohen nga despotizmi dhe diktatura 40 vjeçare, grupi i punës rekomandon, që të mblidhet sa më parë një komision historianësh. Ky nuk duhet të merret me dhunën gjatë kohës së revolucionit, por edhe me vitet e dekadat e mëparshme. Natyrisht, thotë Afra Jalabi, sirianët që prej shpërthimit të revolucionit kanë përjetuar një përmasë represioni dhe brutaliteti të paparë deri tani. Megjtihatë është e nevojshme, që të mos merremi vetëm me këtë kohë. Sepse historia e kohëve të fundit njeh shumë ngjarje të dhunës politike si masakrën në Hama në vitin 1982, në të cilën regjimi vrau mijëra vëllezër muslimanë kryengritës. Po ashtu duhet të flitet për më shumë se 80.000 vetët, që u zhdukën në vitet 1980-të, kur Asadi veproi me dhunë të ashpër kundër kryengritësve të mbetur. "Në atë kohë Asadi praktikonte dënime kolektive kundër popullsisë. Prej tyre kanë vuajtur edhe shumë të pafajshëm."

Refugjate siriane në Turqi
Refugjate siriane në TurqiFotografi: Reuters