1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndonëse me shumicë bindëse në Irak po rezulton i vështirë krijimi i qeverisë

Jyrgen Hanefeld26 Shkurt 2005

Aleanca e bashkuar irakiane i fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare në fund të janarit në Irak. Megjithatë krijimi i qeverisë po duket i vështirë.

https://p.dw.com/p/ArQM
Shiitët në xhaminë e Qerbelasë
Shiitët në xhaminë e QerbelasëFotografi: AP

Ndonëse nuk kanë përvojë në fushën e demokracisë, irakianët përpara katë rjavësh ua lehtësuan punën politikanëve. Në zgjedhjet e para të lira qysh prej më shumë se 50 vjetësh ata krijuan raporte mëse të qarta: shiitët fetar morrën më shumë se gjysmën e mandateve dhe në këtë mënyrë janë padyshim fitues të votimeve. Kurdët morën më shumë se 1/4 e mandateve dhe partia me orientim perëndimor e kryeministrit Ijad Allavi mori 1/7. Vetëm 20 nga 275 mandatet parlamentare u mbetën grupeve të përçara.

Edhe pse për marrjen e vendimeve të rëndësishme nevojitet shumica e 2/3, kushtet për krijimin pa pengesa të qeverisë nuk janë ideale për aq kohë sa rregulat e lojës nuk rrespektohen nga të gjithë dhe fraksioni fitues nuk fillon të kërkojë parnerë. Në vend që të bëhet kjo, është pikërisht Ijad Allavi, kryeministri i përkohshëm i instaluar prej SHBA, që edhe pse ka një përqindje të ulët prej 13% të votave, insiston me pretendimin për të qëndruar në post. Argumentimi i tij është: "Unë nuk shoh nga perspektiva e konkurruesit, pra që të fitojë thjeshtë shumica. Unë reagoj ndaj thirrjeve të shumta nga radhët e popullsisë si dhe nga vetë parlamenti i ri."

Por Allavi nuk do ta publikojë, se kush i bën atij thirrje në të vërtetë. Ai thotë vetëm, se ndër to bëjnë pjesë edhe kurdët si dhe disa grupe të veçanta të aleancës shiite. Kjo e fundit përpara disa ditësh ra dakord njëzëri për të shpallur kandidat për kryeministër Ibrahim Jafarin. Ndërkaq Jafari ka marrë edhe bekimin e Ajatollahut të madh me influencë, Ali al Sistani. Megjithatë Allavi do ta pengojë me çdo kusht mjekun me aq popullaritet që në kohën e Sadam Huseinit u detyrua të kërkojë azil në Iran.

"Unë nuk besoj, se Iraku duhet të qeveriset prej islamizmit politik", deklaron Allavi. Nëse e pyet atë, se a e konsideron Jafarin si përfaqësue stë një "islamizmi politik", ai të përgjigjet me një "po" të qartë.

Vëzhguesit tek të tilla deklarata zbulojnë një altoparlant të Uashingtonit, si një ish-njeri i CIA-s, Allavin ende vazhdojna ta konsiderojnë si të tillë. E ndryshe nga ç´proklamon ai Jafari kurrësesi nuk mund të jetë një regjim fetar. Përkundrazi. Ndërkohë shiiti është duke negociuar me kurdët për krijimin e një qeverie, që në asnjë mënyrë nuk do të krijohet në bazë të kritereve konfesionale, por me qëllim që të bahskojë të gjitha grupet e shoqërisë, e vëçanërisht minoritetin sunit, që për shkak të bojkotimit të zgjedhjeve nuk është i përfaqësuar në parlament.

Edhe në këtë pikë Allavi pretendon të jetë kandidati më i mirë: "Forcat liberale, në ndryshim nga ato fetare, mund të tërheqin këdo pas kursit të tyre. Aq më shumë në periudhat me trazira që kemi përpara."

Një deklaratë ogurzezë kjo që ai nuk e precizon tek e pyet, por vetëm thotë: "Ka rreziqe që ndoshta nuk arrijnë deri në një luftë civile, por që megjithatë janë kundër frymës së pajtimit kombëtar."

Kjo frymë e pajtimit kombëtar do të kalojë një provë të fortë, atëherë kur kurdët të realizojnë, atë që ka deklaruar zëdhënësi i tyre si kusht për pjesëmarrjen në Irakun demokratik: që qyteti i Kirkukut ashtu si dhe të gjitha zonat e pretenduara prej kurdëve të jenë nën administratën e tyre autonome. Ndërsa postet e rëndësishme në kabinetin qeveritar në Bagdad janë të vetëkuptueshme.

E pra këto ofrojnë mjaft material për bisedimet, lidhur me rezultatin e të cilave aktualisht ekzistojnë vlerësime kontradiktore. Ndërsa fraksioni i maxhorancës shiite deklaron, se me krijimin e shpejtë të qeverisë ndoshta do të konstituohet edhe parlamenti i ri qysh javën e ardhëshme, Allavi del me deklarata frenuese: "Tani për tani ende duhet të presim, derisa të mësohet se kush do të qeverisë vërtetë në Irak."