1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ne fokus të gazetave të sotme pasojat e vendimit te Shrëderit dhe gjendja ne partine socialdemokrate.

10 Shkurt 2004

Megjithe doreheqjen e Kancelarit Shreder nga posti i kryetarit te partise diskutimet mbi reformat politike nga kryesia e partise vazhdojne edhe me tej.

https://p.dw.com/p/As2P
Gazeta Këlner Shtadancajger (Kölner Stadt-Anzeiger) shkruan:

Megjithe simpatine e madhe Franc Myntefering nuk mund te jete i sigurte ne rolin e tij si nje shef disenjator i partise per te marre persiper solidaritetin me shoket e tij kolege. Persa i perket mirekuptimit te socialdemokrateve duket sheshit se politikanet duan te perfitojne nga shancat e tyre te fundit.

Megjithëatë politika nuk lejon të ndodhin zhvillime si në skemat në letër. Myntefering mund të jetë shumë lojal ndaj Kancelarit, por, megjithatë, atij i duhet autoritet edhe në llogari të Kancelarit, që të mund të udhëheq Partinë. Këtu i ka shpresat tani baza e Partisë. Anëtarësisë nuk i mjafton vetëm ndërrimi i personave në krye të Partisë. Me Mynteferingun si kryetar fraksioni parlamentar dhe kryetar i partisë, gjithësesi do të krijohet epiqëndra e dytë autoritative në parti, përveç asaj të Kancelarit.

"Gabimi i Schrëderit" e titullon artikullin e saj gazeta die Velt (DIE WELT). Gazeta argumenton se vendimi ka ngritur dyshime lidhur me të ardhmen politike të kancelarit. "Përsëri kjo konfirmon rregullin e vjetër politik se një lëshim i pushtetit ngre oreksin e të tjerëve," shkruan gazeta. Një kryetar i ri nuk do të mund të ndikoj shume, kur merren parasysh rrethanat e krijuara ne fushen e kursit te reformave. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe disa zgjedhje në republikat e Gjermanisë nuk do të jenë më të suksesshme, edhe pse ndodhën këto ndryshime. Megjithatë, parashikohet që Mynteferingu të riktheje motivin e votuesve besnik të SPD, por kjo nuk do të mjaftoj që Partia t’i fitoj këto zgjedhje. E përditshmja der Tagesshpigel (DER TAGESSPIEGEL) është e pasigurt nëse vendimi i kancelarit Schrëder që largohet nga udhëheqja e partisë shënon një fatkeqësi apo rilindje për Partinë Socialdemokrate, dhe argumenton se "të dyja janë të mundëshme". Por ajo shkruan, se çfarëdo që të jetë rezultati, vendimi mund të merret si një pranim nga kancelari se ai nuk mund të vazhdojë t'i bëjë gjërat i vetëm.
Gazeta është e një mëndjeje se kancelari ka dalë më i zbuluar. Ajo argumenton se humbja e pushtetit të kancelarit do të thotë se ai tani është "një hije e vetes së tij të mëparshme".