1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Negociatat per qeverine e re dhe kriza e PS komentohen ne shtypin e sotem te Tiranes

Arben Muka23 Dhjetor 2003
https://p.dw.com/p/As3G

"PS – PSD, pakt per qeverine”, shkruan me germa te medha ne faqen e pare gazeta KORRIERI. “Kryeministri mbyll negociatat per formimin e kabinetit, duke perfshire dhe PSD-ne, qe do te kete nje minister dhe tre zevendesministra. Pakt i plote mes Nanos dhe Gjinushit, pas takimit dy oresh ne seline e Kuvendit dhe lista e ministrave qe do te shkoje tek Moisiu.” Kjo gazete boton ne nje skede te vecante ne rubriken politike ate qe e quan “projekt i qeverise se re”, ku pervec Nanos si kryeminister, pasqyrohet kjo perberje e kabinetit: Zevendeskryeminister- Namik Dokle, ose Ermelinda Meksi, Minister i jashtem - Marko Bello, Minister i Rendit Publik - Fatmir Xhafa, ose Igli Toska, Minister i Ekonomise - Ylli Bufi, ose Anastas Angjeli, Minister i Ceshtjeve Sociale - Skender Gjinushi, ose Engjell Bejtjaj, Minister i Turizmit – Albert Caci, ose Bashkim Fino, Minister i Shendetesise – Leonard Solis, Minister i Financave - Arben Malaj etj., nderkohe qe Ben Blushi, Viktor Doda, Agron Duka, Blendi Klosi e Spartak Poci ruajne po te njejta poste sipas kesaj gazete.

“Pazaret qe thirren koalicione” eshte titulli i nje opinioni qe botohet ne faqen e pare te gazetes SHEKULLI. “Eshte e disata here gjate shtate viteve te fundit, kur mazhorances i duhet te riformoje, a te rikompozoje nje qeveri. Dhe sic ndodh rendom ne rrethana te tilla, behen perpjekje per te lidhur marreveshje mbi ndertimin e koalicioneve te reja qeverisese. Ne keto perpjekje e siper te ben pershtypje qe partite e vogla e shume te vogla zene e behen protagoniste te jetes politike. Ka qelluar qe partite e vogla jane bere pjese e koalicioneve edhe ne rastet kur prania dhe roli i tyre brenda mazhorances kane qene thjesht dekorative. PS-ja i ka ftuar ne aleanca qeverisese per me shume se nje aresye, por mbi te gjitha bie ne sy nje sosh: PS-ja ka synuar te krijoje ne opinionin publik idene, sipas te ciles, per te nuk eshte i rendesishem kontrolli arrogant i pushtetit, por administrimi dhe ndarja e tij”- komenton mes te tjera gazeta.

E perditshmja TEMA boton editorialin me titull “Nga grupim politik ne grupim numerik”, ku mes te tjerave shkruhet: “Marreveshja e re politike mes socialdemokrateve te Gjinushit dhe socialisteve te Nanos, rikthen shanset per nje qeveri te votuar ne Kuvend, por nuk rrit rendesine politike te koalicionit, dhe as te mbeshtetesit me te rinj te tij: Skender Gjinushit. Kriza e shumices socialiste eshte nje krize e shkaktuar nga brenda PS-se dhe kjo krize do te riparohet kur grupi i deputeteve Anti-Nano brenda partise te arrinte ne nje pakt te ri me kreun e partise, ose te largohej prej saj. Per kete aresye faktorizimi i ketij grupimi permes nje aleance parlamentare me gjithe grupimet e vogla te majta dhe te qendres, ishte nje sukses politik per ta, pasi po arrihet drejt nje aleance parlamentare kushtezuese per qeverine”

ALBANIA ne faqen e politikes jep qendrimin e PD ne opozite per ligjin e projektbuxhetit te shtetit per vitin 2004 qe pritet te votohet ne parlament. “Berisha: Ky buxhet fundos shqiptaret. PD-ja do te votoje kunder projektbuxhetit te qeverise”. Gazeta citon ne nje vend te dukshem liderin e opzites Sali Berisah, te jete shprehur: “Gjate kesaj jave do te bejme radiografine e plote te kesaj baterdie te re qe i pret shqiptaret me kete buxhet. Ne vend qe buxheti te ishte nje eveniment i rendesishem, shpresedhenes per shqiptaret, ai vecse i fundos ata ne kete fundviti, duke i ndeshkuar shume rende me rritjen e çmimeve, ndersa qeveria shton shpenzimet e veta”