1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

180510 Friedensforschungsinstitute Gutachten

19 Maj 2010

Institutet shprehen se paqja e qëndrueshme arrihet, vetëm në se të gjitha grupet në konflikt përfshihen në një sistem politik përmes lëshimeve dhe ndarjes së pushtetit. Kjo sipas tyre duhet të ndjekur edhe në Afganistan.

https://p.dw.com/p/NRdu
Talibanë, që kontrollojnë rrugën nga Kandahari në HeratFotografi: picture-alliance/dpa

Bisedimet janë më të mira se sa lufta. Këtë e tregon edhe ekspertiza e sivjetshme e studiuesve të konflikteve dhe të paqes. Ish-luftëtarët mund të bëhen politikanë dhe për këtë kryengritësit në të gjithë botën duhet të përfshihen më tepër për zgjidhjen konstruktive të konflikteve të brendshme. Ky është thelbi i ekspertizës së sivjetshme për paqen të përgatitur prej instituteve gjermane, që merren me studimet për paqen.

Bisedime pa tabu

Ky është rekomandimi, që i bëjnë studiuesit edhe qeverisë gjermane në lidhje me Afganistanin. Sipas themeluesit të qendrës për konversionin në Bonn Andreas Heinemann-Grüder duhen mbështetur përpjekjet e qeverisë së Karzait për pajtimin kombëtar:

Afghanistan Präsident Hamid Karsai in Kundus
Presidenti afgan Hamid KarzaiFotografi: AP

"Në fund të fundit do të kemi një ndarje të pushtetit mes të gjithë atyre, që kanë pushtet prej tytave të pushkës, pra edhe me talibanët dhe rebelët e tjerë. Kjo ndarje e pushtetit do të jetë parakusht edhe për procesin politik të paqes. Kjo lloj ndarje pushtetesh do të jetë e arritshme vetëm me kostot e demokracisë."

Edhe pse në këtë drejtim pritet një lloj rezistence për refleks, ne duhet të ndahemi përfundimisht prej përfytyrimit se në Afganistan demokracia dhe të drejtat e njeriut mund të arrihen me mjete ushtarake, thotë Margret Johannsen, studiuese pranë Institutit për Studime për Paqen të Universitetit të Hamburg.

Sri Lanka Proteste
Protesta në Sri LankaFotografi: AP

Dhuna ushtarake, nuk është një parakusht i mirë për një paqe të qëndrueshme

Këtë e tregon edhe shembulli i Sri Lankës, ku trupat qeveritare arritën vitin e kaluar ,që ta mundnin ushtarakisht organizatën terroriste „Tigrat çlirimtarë të Tamil Eelamit, “por përfundimi ishte se u shkaktua gjakderdhja më e madhe e vitit të kaluar" - shtoi Jochen Hippler nga Universiteti i Esenit. Kjo tregon se terroristët mund të mposhten edhe me dhunë ushtarake, por kjo nuk është një parakusht i mirë për një paqe të qëndrueshme. Një paqe e qëndrueshme mund të arrihet vetëm në rast se të gjitha grupet në konflikt përfshihen në një sistem politik përmes pranimit të disa prej kërkesave të tyre dhe ndarjes së pushtetit. Ky është një mësim, i cili sipas studiuesve të konflikteve dhe të paqes duhet të mbahet parasysh edhe në Afganistan.

Autor: Martin Heidelberger/Pandeli Pani

Redaktoi: Angjelina Verbica