1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nimani: Në kushtetutën e re kërkojmë përfaqësim proporcional të pakicave

Angjelina Verbica24 Maj 2007

Angjelina Verbica zhvilloi sot një intervistë me ministrin për të drejtat e njeriut dhe të pakicave në Mal të Zi, Fuat Nimani mbi përpjekjet për t'i mbrojtur të drejtat e pakicave me kushtetutë

https://p.dw.com/p/ArV7
Shqiptar duke hedhur votën në Tuzlla, shtator 2006
Shqiptar duke hedhur votën në Tuzlla, shtator 2006Fotografi: AP

Deutsche Welle: Çfarë ka treguar diskutimi i deritanishëm publik për projektkushtetutën në Mal të Zi në lidhje me të drejtat e pakicave. Sa jeni të kënaqur me formulimet e bera deri tani?

Fuat Nimani: Pikërisht ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave ka organizuar një tryezë të rrumbullakët lidhur me të drejtat e pakicave në kushtetutën e re të Malit të Zi. Drafti i dhënë nga parlamenti i Malit të Zi duket që nuk i plotëson ata nevojat dhe kerkesat e pakicave, por natyrisht duhet ditur, që kjo projektkushtetutë është në shqyrtim publik dhe unë mendoj, që kjo projektkushtetutë do të pesojë ndryshime radikale në pikëpamje të përmirësimit në çdo pikëpamje e në veçanti për të drejtat e pakicave. Duhet të zgjidhet problemi i tyre konform normave ndërkombëtare.

Deutsche Welle: Çfarë propozoni ju si ministër konkretisht në kushtetutën e re në mënyrë që kërkesat tuaja të plotësohen në praktikisht? Ju keni folur sot që në kushtetutë të theksohet e drejta kolektive dhe jo individuale?

Fuat Nimani: Të drejtat kolektive janë shumë të rëndësishme për pakicat në tërësi dhe në veçanti për pakicën shqiptare si autoktone dhe specifike në kuadër të Malit të Zi. Pra ne kërkojmë që patjetër të jemi të p[rfaqësuar në të gjithë nivelet e pushtetit si atij vendor, si atij republikan konform përqindjes së përbërjes së popullsisë shqiptare, që do të thotë prezantimi proporcional në strukturat e pushtetit. Njëkohësisht kërkojmë që neni 23 dhe neni 24, bëhet fjalë për ligjin për të drejtat e popujve pakicë, të cilët bëjnë fjalë kryekeput për mandatet e garatuara për pakicat. Këto janë çështjet kryesore, të cilat patjeter duhet të jenë të mbështetura dhe të normuara në kushtetutën e re.

Deutsche Welle: Sa i lartë duhet të jetë sipas jush në të ardhmen numri i garantuar i mandateve për pakicat në parlament?


Fuat Nimani: Për shqiptaret në Mal të Zi ne duhet të kemi 4 mandate, që do të thotë 2 plus 2, sepse deri tani kemi patur dy mandate dhe plus duhet të jenë dy mandate të garantuara. Ku për mandatet e grantuara do të bëjnë një garë vetë subjektet politike nacionale shqiptare, çka do të thotë që ajo parti, që gezon autoritet në elektoratin shqiptar ajo do të marrë mandate maksimale. Prandaj unë mendoj që është një kërkesë jashtëzakonisht reale, nuk është kërkesë maksimale, është praktikë evropiane, që zbatohet dhe aplikohet në disa shtete, siç është Sllovenia, siç është Kroacia. Andaj këtë eksperience të këtyre shteteve duhet patjetër ta inkorporojmë edhe ne kushtetutën e re, duke ditur se pakicat me 21 maj 2006 kanë treguar një seriozitet dhe pjekuri politike, duke mbështetur projektin e pavarësisë së shtetit të Malit të Zi.


Deutsche Welle: Përfaqësuesit e pakicave dalin të gjithë me një platformë të përbashkët për të drejtat e pakicave apo pakica të ndryshme kanë të kërkesa të ndryshme?

Fuat Nimani: Për çështjet thelbësore pakicat kanë një konsensus të plotë, që do të thotë se askujt nuk i pengon perfaqësimi proporcional dhe askujt nuk i pengon që të kemi mandatë të garantuara në parlamentin e ardhshëm të Malit të Zi.