1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nis në Denver kongresi i demokratëve për të emëruar zyrtarisht Barak Obaman si kandidat për Shtëpinë e Bardhë

25 Gusht 2008

Për dy muaj në SHBA zgjidhet një president i ri. Sot në Denver, 4.000 delegatë të kongresit të demokratëve emërojnë Barak Obaman si kandidat për Shtëpinë e Bardhë dhe Jozef Bidenin si zëvendëpresidentin e tij.

https://p.dw.com/p/F4Sc
Kongresi i demokratëve amerikanë në Denver, për emërimin e Obamas
Kongresi i demokratëve amerikanë në Denver, për emërimin e ObamasFotografi: AP

"We want change!" - "Wie wollen Wechsel! Wir wollen Wechsel!"

"Change" - "Ndryshim" - këtë premton Barak Obama gjatë gjithë fushatës për politikën amerikane. Por fillimisht ky ndryshim do të ndodhë në Denver, në kongresin e partisë demokrate. Sepse atje asgjë nuk do të jetë si ka qenë dikur. Simpatizantët e Obamës nuk do të mjaftohen me shoun e zakonshëm politik, "National Convention" do të kthehet në një meshë gjigante të kurorëzimit të shpresës së tyre. 15.000 gazetarë kanë shkuar, për të informuar nga vendi i ngjarjes.

Fjalimin e tij Obama të enjten në mbrëmje nuk do ta mbajë në pallatin e sportit, në të cilin mbahet kongresi. Për fjalimin e Obamës i gjithë kongresi do të zhvendoset më parë në stadiumin e Denverit. Para 70.000 deri 80.000 njerëzve Obama do të marrë atje nominimin dhe do të bëjë edhe një herë të qartë, që vetëm ai mund ta nxjerrë Amerikën nga kriza, pas tetë vjetësh George W. Bush.

"Unë kandidoj si president, sepse unë nuk e pranoj një të ardhme të tillë për vajzat e mia dhe nuk e pranoj as për fëmijët tuaj dhe unë nuk e pranoj atë as për SHBA.Ka ardhur koha për ndryshimin, për të cilin ka nevojë populli amerikan."

Dhe pastaj do të dëgjojmë:

"Yes, we can!" - "Po ne jemi në gjendje!"

Ekspertët e zgjedhjeve paralajmërojnë gjithnjë e më shpesh, që parulla tashmë e njohur në botë "Yes, we can!" nuk do të mjaftojë më. Sipas mendimit të tyre vetëm thirrja për betejë nuk duhet të mjaftojë për një fitore në nëntor. Në anketime Obama dhe konkurrenti i tij republikan John McCain vlerësohen barabar. politologu David Dulio i universitetit Oakland në Michigan sheh biles rrezik, që ky spektakël i madh për Obamën në Denver mund të ketë edhe pasoja negative.

"Ai duhet ta mbajë mirë ekuilibrin. Nga njëra anë ai është tipi i politikanit të ri, kandidati i shpresës, nga ana tjetër prominent me famë të madhe. Nqs bëhet shumë i ngjashëm me një yll të muzikës rrok, e del jashtë kontrolli, atëherë mund të dështojë. Sepse ne nuk kemi parë deri tani një gjë të tillë."

Republikanët e kanë krahasuar Obamën pas fjalimit të tij para kolonës së fitores në Berlin me Paris Hilton apo Briteny Spears. Ai është një yll, por pikërisht për këtë arsye nuk është në gjendje të drejtojë SHBA-të.

Obama për këtë arsye duhet të paraqesë në Denver koncepte me përmbajtje konkrete. Impulse të tjera duhet të vijnë nga Joe Biden, të cilin Obama e ka paraqitur këtë fundjavë si kandidatin e tij për zvpresident. Senatori 65 vjeçar do të jetë të mërkurën në pultin e oratorit në Denver.

Me shumë vemendje do të ndiqen nesër dhe pasnesër fjalimet e Hillary und Bill Clintonit. Shumë përkrahës së ish zonjës së parë janë akoma të zemëruar për humbjene saj në votimet parazgjedhore. Në kongresine partisë Obama duhet ta arrijë, t´i fitojë për vete këta simpatizantë të zhgënjyer të Hillary. Sot, në ditën e parë të "Convention", në qëndër do të jetë rruga e deritanishme e jetës së Obamës, ngjitja e tij si amerikani i parë me ngjyrë të erret lëkure, që ka shansin të pushtojë shtëpinë e bardhë. Oratorja kryesore është bashkëshortja e Obamas, Michelle.

"Unë kam një gojë të madhe, unë e vë në lojë tim shoq... Por ai është jashtëzakonisht i zgjuar dhe është shumë mirë në gjendje të sillet me një grua të fortë. Kjo është një nga arsyet, përse ai mund të bëhet president, sepse ia del me mua."

Rruga për në Shtëpinë e Bardhë është akoma e gjatë për Barak Obamën - më e gjatë, nga ç´beson ndonjëri.

"Yes, we can!" - "Po, ne mund t'ia dalim mbanë!"