1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një e treta e të natyralizuarve është me prejardhje turke

7 Shkurt 2011

Më pak se 10 përqind e të gjithë personave, që jetojnë në Gjermani, nuk e kanë nënshtetësinë gjermane.

https://p.dw.com/p/10CKj
Pllakatë që bën reklamë për të marrë nënshtetësinë gjermaneFotografi: picture-alliance /dpa

Në Gjermani kanë marrë nënshtetësinë nga viti 2002 deri në vitin 2009 gati një milion vetë. Kjo del prej përgjigjes së qeverisë gjermane ndaj një kërkese parlamentare të zëvendëskryetarit të fraksionit të Bashkimit CDU-CSU, Johannes Singhammer, njofton e përditshmja "Die Welt".

Singhammer i tha gazetës, se numri jashtëzakonisht i madh tregon se Gjermania është një vend shumë i hapur. Gati një e treta e të natyralizuarve është me prejardhje turke.

82 milionë vetë kanë jetuar në Gjermani në vitin 2008, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave. Pjesa më e madhe e tyre janë të gjinisë femërore, 42 milionë. Shumica e popullsisë gjermane, gati 75 milionë, zotëron pasaportën gjermane.

Një e pesta e banorëve janë me prejardhje migracioni, që do të thotë se ata vetë, prindërit, ose gjyshërit kanë ardhur në Gjermani nga vende të tjera. Më pak se 10 përqind e të gjithë personave, që jetojnë në Gjermani, nuk e kanë nënshtetësinë gjermane.

Autor: DW/ Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama